Ndërron jetë 88-vjeçari në Spitalin Infektiv! Ministria e Shëndetësisë: Vdiq nga ataku kardiak, bartës i COVID-19 por asimptomatik

Foto ilustruese

Një i moshuar 88 vjeç, i infektuar me covid-19, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i moshuari nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak nga insuficienca kardio-respiratore, por jo nga covid -19.

88-vjeçari ishte bartës i covid-19, por ishte asimtomatik për sëmundjen, pra nuk kishte simptoma dhe ky virus sipas ministrisë nuk ishte arsyeja që ndërroi jetë.

I moshuari vuante nga disa sëmundje si  insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.

I.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare me lista të hapura?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Mbytet një 34-vjeçar kosovar në plazhin e Shëngjinit, pengohet në gropën në det