Ndërron jetë babai i pacientit të parë me COVID-19 në Shkodër...vizitat në shtëpinë e tij infektuan dhjetëra familjarë

SHKODËR- Ditën e sotme ka ndërruar jetë babai i pacientit të parë të konfirmuar me COVID-19 në qytetin e Shkodrës, në lagjen e Dobraçit, 

Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, por jo prek koronavirusit edhe pse ishte i infektuar. I moshuari me inicialet E.L mësohet se kishte 3 muaj në gjendje kome dhe do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në orën 14:00 në masa të rrepta sigurie. Për këtë arsye, shtëpia e tyre po ruhet nga efektivë policie.

Kjo familje në lagjen e Dobraçit në qytetin e Shkodrës ka qenë një nga vatrat kryesore të transmetimit të COVID-19 në rrethet familjare. Për këtë rast ka pasur  edhe një reagim nga ministria e Shëndetësisë, ku u tha se ndonëse ka pasur të konfirmuar me COVID-19 persona të kësaj familjeje, nuk ishin ndalur vizitat për të parë të moshuarin i cili ishte në gjendje të rëndë. madje ministria tha se ka pasur rreth 20 vizitorë në shtëpi njëkohësisht, për të parë të moshuarin.

Në lidhje me rastin edhe Minsitria e Shëndetësisë ka sqaruar se i moshuari 85-vjeçar, me inicialet E.L., i cili ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID19.

"I moshuari, i cili prej dy muajsh qëndronte i palëvizur për shkak të një frakture koksofemorale dhe vuante nga diabeti mellitus, sëmundje kardiake dhe hipertension, ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit ditën e sotme. 85-vjeçari ka qenë bartës i COVID19, i konfirmuar gjatë hetimit epidemiologjik të kryer tek të gjithë anëtarët e familjes së tij në Shkodër, por ka qenë asimptomatik gjatë gjithë kohës, pra pa shenja të sëmundjes. 85-vjeçari ndiqej nga mjeku i familjes, i cili ka konfirmuar se shkaku i vdekjes është infarkti i miokardit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe sqarojmë edhe një herë se 85-vjeçari, nuk është viktimë e COVID19 në Shqipëri", shkruan ministria

Shkodra është qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës ku në total numërohen 49 raste. Ky qytet ka njohur një shpërthim të menjëhershëm të virusit, kur pjesa më e madhe e të infektuarve janë nga dy rrethe familjare. Për këtë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje qytetarëve që në këtë periudhë të shmangen vizitat familjare, por një gjë e tillë nuk është respektuar në kryeqendrën e Veriut duke sjellë një numër të madh të të infektuarve brenda një harku kohor shumë të shkurtër.

Varrimi i të moshuarit bëhet sot, shtëpia e tij ruhet me policë

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti 2: 11/04/2020 10:28

    Pordhet e medha grisin breket e reja o Like shkodroni!

    Përgjigju
  • Like: 10/04/2020 13:56

    Lui i nderuar, ashtu sic edhe ti e din shkodren nuk e perfaqson as nji familje, as dy e as 10 po nji qytet i tere. Familjet e respektuara shkodrane jane me taban dhe te respektueshme dhe ashtu si cdo kund tjeter, ajo nuk eshte ba me vetdije por duke mendu se nuk jane te prekur ka ndodh edhe ai incident. Kurse per sa i perket djepit te kultures nuk ke goje as ti e as kerkush me fole per shkodren, aq me shume qe ma shume se shkodranve nuk i shkon askuj tjeter me ba pordhe. Tana t'mirat e uroj te jesh mire

    Përgjigju
    • Lui: 10/04/2020 21:28

      Hahaha, me shkrive o Like.. Po ju Po te kishit aq inteligjence dhe kulture nuk do kishit perfunduar aty ku jeni. Dhe une kam kete mendim pikerisht se njoh me shume se nje apo dy familje.. Shkodranet per te shit mend jane te paret. Dhe personalisht kam krijuar opinionin qe cdo gje qe thone e bejne duhet t’ia marresh pergjysem sepse e kane ne natyre qe hiperbolizojne cdo gje dhe cdo veprim, qofshin per mire e qofshin per keq.. Nese do bejme nje paralelizem shkodranet jane fiks si napoletanet, dmth jane njerez te talentuar dhe te zgjuar, por jashtezakonisht te padisiplinuar, njerez qe nuk i duan rregullat dhe fshihen pas idese “pse mos jena n’komunizem na” . Se juve nese ju kerkon shteti te zbatoni nje rregull apo ligj, ju e quani qeveri komuniste. Nderkohe keni 30 vjet qe votoni nje parti me ne krye nje ish sekretar partie dhe per me teper as ju ka permiresuar aspak ose shume pak jeten.. Sigurisht qe ka edhe familje te mira normale, por qe e pergjithshmja eshte kjo qe thashe.

  • Lui: 10/04/2020 13:30

    Ju lumte.. Ja ku dallon nje njeri me tradita. Sakrifikojne edhe shendetin e tyre dhe te te afermve vetem qokat mos i lejme pas dore.. Ah mjere ju e mjere ne per ju. Shkodra djepi i kultures, hahahah se shohin kulturen keta nje dreq e di. Djepi i pordherise thuaj, se vetem pordhe dine te bejne..

    Përgjigju
    • XYZ: 10/04/2020 23:17

      Masat nuk perban elita, njerezit nuk e perceptojne rrezikun, mbase Shkodranet me pak, kushedi pse .. Por keto qoket jane bere ne Itali France etj se nuk jan infektuar nga uji i pijshem, perdite sipas teje 5000 Italian dhe 10,0000 Franceze jane te pa kulturuar, se ne kontakt me tjere e kan marr mbase me qoka ose duke ba parti neper condominio se Shkodranet nuk kan infektu gjithe boten, dhe fshati apo qyteti ska lidhje me kte pune, se ndryshe do kishte me shume te infektuar ne fshatrat sesa ne Milano dhe New York. Ti Lui ngaterron kekun me byrekun. Dhe Shkodranet qe thua punen e djepit te kultures, Tirane festoj kte vit 100vjetorin. Shkodra ka 2000vjet si qytet me po kete emer, dhe vetem ne Shkoder shikon ndertesa me influence arkitekture Austriake ndersa pjesa tjeter e Shqiperise ka pas vetem kacorre Turke. Po jam dakord keto 30 vitet e fundit Shkodra e ka humbur shume Shkelqimin e saj por nuk mendoj se 100Mij Shkodrane kan influencuar ne votimin e Berishes, do te kete votuar dhe ndonje jugor i civilizuar :-D Nuk mund te fusesh te gjithe ne nje thes, arsyeto rast pas rasti ..

    • Lui: 10/04/2020 21:54

      XYZ,per hiq te se vertete duhet thene qe cdo shtet kishte kohen e duhur per te marre masat pasi ndodhi ne Kine por sidomos pas asaj qe ndodhte ne Itali, dhe jo nuk kane qene te pergatitur, por duhet thene e kane nenvleresuar. Sepse pergatitja do duhej vite perpara te behej per sulme te ndonje virusi te mundshem. E vetmja menyre ishte kjo qe beme ne ne Shqiperi, distancim fizik. Dhe kete e ka thene qeveria qe ne fillim te marsit. Kurse kjo vakia qe bene qoken keta mjeshtrat ishte jo me larg se 10 dite. Perderisa mjeket thonin qe e vetmja menyre eshte distancimi fizik, keta qe bene qoken valle nuk e kane degjuar kete thirrje qe behet nga cdo TV nga mengjesi deri ne darke?! Sigurisht qe e kane degjuar, por pikerisht ketu hyn ajo kultura e te qenit i civilizuar qe keta thonin nuk na zen se jena shkodran. Te jesh qytetar nuk lidhet me vendlindjen, por me sjelljen qe ke ne shoqeri, komunitet dhe sidomos ne respektimin e rregullave. E ka thene mire Dritero Agolli “ Nuk eshte e veshtire te heqesh fshatarin nga fshati, por eshte e veshtire te heqesh fshatin nga fshatari”, duke treguar me gisht koken. Dmth fshatin e kishte ne koke..

    • XYZ: 10/04/2020 21:25

      E kuptova Lui, por sdi a e kuptove ti qe kultura nuk ka lidhje me kete situate. Shteti jon dhe asnji dhtet nuk ka ken i pergatitur. Te kishin qene te pergatitur do kishin mbyllur kufijte me heret dhe keto njerez do i kishin karantinuar pa ardhur ne Shkoder dhe Tirane. Ky personi nuk e la dite sic nuk e din asnji nga ne kete pune. Shteti njerezit dhe gjithe bota e ka nenvleresuar ska lidhje me kulturen e me qokat, nuk ndryshohet sjellja me akte normative, ndryshe do nxirrej nje akt normativ dhe ne do beheshim vendi me i civilizuar ne bote. Ketu njerezit vriten te nxitur nga nje shikim .. Sidoqofte nese popullsia krijon nje imunitet duhet tja dime per nder atyre qe infektohen dhe atyre qe jane martirizuar pa deshire sesa ato qe vetkarantinuar pa deshire.. Gjej te miren tek njerezit jo te ofendosh nje krahine te tere.

    • Lui: 10/04/2020 16:12

      XYZ, nuk ka lidhje me ata sepse atje n USA dhe ne Itali ku thua ti, kur shteti i ve nje rregull sidomos ne keto lloj situatash, atje jane te ndergjegjshem. Une e thashe me ironi kulture sepse kur njeriu luan me jeten, edhe heq dot nga ndonje rit tradicional apo fetar, kur eshte ne loje jeta jote dhe me kete virus edhe jeta e tjetrit.. Mund ta kishin evituar ate vizite per qoke ne kete periudhe. E kupton dot ndryshimin XYZ?!

    • XYZ: 10/04/2020 14:07

      Me kete llogjiken tuaj, i bie qe Italia dhe USA jane vendet me pordh ne bote, se cfare quan ti kulture, nje Zot e di.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri