Ndërron jetë fytyra e njohur e ekranit italian, shumë e dashur dhe për shqiptarët

Ndërron jetë fytyra e njohur e ekranit italian, shumë e dashur dhe për shqiptarët

Nadia Toffa

Nadia Toffa, fytyra e njohur televizive dhe moderatore e programit italian të njohur edhe në Shqipëri, “Le Iene”, ndërron jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u bë i ditur nga redaksia e “Le Iene” me një postim në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”.

“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë", rrëfente Nadia Toffa në studion e ‘Verissimo’ tetorin e shkuar. Nadia  menaxhonte "Le Lene", gjthashtu ajo realizoi dhe një libër që e titulloi "Lulëzimi në dimër". Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore gjatë trajtmit me kimioterapi ajo e vazhdonte punën, pasi e donte shumë  televizionin.

“Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, por në mars gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish", tha Nadia në një postim të kaluar në profilin e saj. 

Postimi i saj i fundit në Instagram ishte në 1 korrik, para përkeqësimit të sëmundjes. Në foto e shoqëronte qenushi i saj Totò. “Unë dhe Totò të bashkuar! Po nga anët tuaja ç’bëhet? Ju puth të gjithëve, të gjithëve “.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 13/08/2019 13:18

    Ngushellime

    Përgjigju
    • Demi: 13/08/2019 23:13

      Gjynah po ashtu do i vemi një copë herë për ngushëllim nesër do vish ti.

  • Arian: 13/08/2019 11:57

    Bravo shqiptarja.com qe dedikuat nje artikull per la instancabile guerriera nadia toffa riposa in pace !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza