Ndërron jetë Gentian Demaliaj
vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”
FT/Momente nga jeta e Demaliajt

Vokalisti i grupit të njohur “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj ka ndërruar jetë sot në moshën 40- vjeçare pasi vuante prej kohësh nga tumori. Gentian Demaliaj dhe grupi i tij “Djemtë e Detit” është krijuar në vitin 1990. Grupi nga Lezha është bërë mjaft i njohur për publikun me këngët e tij e sidomos me hitin “Mos Qaj”.

Homazhet për nder të vokalistit të grupit “Djemtë e Detit”  Gentian Demaliaj, do të zhvillohen nesër në orën 12:30 pranë RTSH.

Në vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali. Po në vitin 2013, më 10 prill me vendim të Këshillit të Ministrave u akordua edhe një fond i veçantë për këngëtarin e njohur për një kurim më të specializuar jashtë shtetit. Qeveria shqiptare akorodi shumën prej 3.5 milionë lekësh për kurimin e tij. Shteti fond për kurimin e Gentian Demaliajt

gent demaliaj
gent demaliaj
(Në foto: Vokalisti i grupit të njohur “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj)

Vokalisti i grupit të njohur “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj është i martuar dhe ka një vajzë, Edean, këngëtare, e cila ka fituar në Festivalin e Shkodrës, çmimin “Zërat më të mirë”, ndërsa në Festivalin e Tiranës u vlerësua me çmimin “Interpretuesja më e mirë”. Ai do të mbahet mend për këngë të tilla si “Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, "Jo tani”, “Epos”, “Mos qaj”, etj, të cilat janë kthyer në hit.



ORA 21:20 Rama:Trishtim i papritur për ikjen nga jeta te Gent Demaliajt
 
Kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social “Facebook” ka shkruar për ndarjen nga jeta të këngëtarit Gentian Demaliaj.
 
“Trishtim i papritur per ikjen nga jeta te Gent Demaliajt, lideri i famshem i Djemve te Detit qe prodhuan tinguj aq terheqes per te rinjte:-(“- shkruan Rama në rrjetin social Facebook”

Rama fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)





Gent Demaliaj
(Në foto: Grupi "Djemtë e Detit" në vitet e para të bashkëpunimit)

  • Sondazhi i ditës:

    Një ditë afat për reformën zgjedhore, a mendoni se palët politike do vendosin në favor të qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

John

Tritol në hotelin e Ervin Matës pranë QSUT-së në Tiranë, nuk ka të lënduar