I infektoi infermierja me COVID, vdes nga hemorragjia cerebrale 59-vjeçari në Shkodër, 3 të tjerë sillen në Tiranë

I infektoi infermierja me COVID, vdes nga hemorragjia cerebrale 59-vjeçari në Shkodër, 3 të tjerë sillen në Tiranë

Mëngjesin e sotëm në spitalin e Shkodrës rreth orës 04:30 ndërroi jetë një 59-vjeçar me inicialet M.S. nga Puka. Viktima ishte i infektuar me koronavirus, por ministria e Shëndetësisë sqaron se 59-vjeçari nuk ndërroi jetë si pasojë e COVID-19, pasi shkaku i vdekjes së pacientit sipas njoftimit zyrtar ishte hemorragji cerebrale. “Ai ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndërroi jetë në spital, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular) dhe jo si pasojë e COVID19, nga i cili ka rezultuar bartës ditën e djeshme, por pa simptoma të COVID19” thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë informon se në Shkodër hetimi epidemiologjik nisi pas konfirmimit të një infermiereje të spitalit rajonal Shkodër pozitiv në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë thotë se sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik që po kryejnë hetimin epidemiologjik në terren, dyshohet se ky rast, pra i 59-vjeçarit nga Puka është i lidhur me rastin e infermieres, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet. 

Gjithashtu ministria thekson se nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma përsa i takon COVID19. Njëri prej tyre, 59-vjeçari me inicialet M.S. ka ndërruar jetë, ndërsa tre pacientë të tjerë që janë bartës të COVID19 janë transferuar gjatë ditës së sotme në dy spitalet COVID. Deri tani në Shkodër janë të infektuar gjithsej 70 persona. 


Lajmi kryesor:

24 viktima nga COVID-19/ Humb jetën 68-vjeçarja nga Tirana, kishte kryer në Infektiv 5 seanca dialize! 21 raste të reja në 24 orë! (VIDEO)


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë