Durrës/ E sulmoi “pit bull” i fqinjit, i moshuari ndërron jetë pas 5 ditësh në spital! Banorët rrëfejnë ngjarjen: Qëlluam me shkopinj e gurë, por qeni nuk shqitej

Halil Basha, jetonte vetëm me bashkëshorten në lagjen nr 13 të Durrësit, zona e njohur si ish-hekurudha. Mesditen e 2 nëntorit po kthehej në shtëpi, kur u sulmua barbarisht në rrugë, nga një qen i rracës pitbull. 84-vjecari, i masakruar nga kafshimet e qenit u dërgua në spital, por s’mundi t’i mbijetojë plagëve të shumta në fytyrë e trup. Ngjarjen e rrëfejnë për Report TV, fqinjët, të cilët kanë parë sulmin e frikshëm.

“Këtu është vendi i ngjarjes tek kjo gëmushë. Dola të shoh, vijnë dy tre vetë me shkopinj se kishin frikë. Qeni Pit Bull i rrezikshëm. Mund të kenë kapërcyer nga rrethimi. Problem janë edhe qentë e rrugës. Ska bërë vaki të hajë njerin këtu. Kjo zonë shpëtoi qe i hoqën ato”- u shpreh një prej banorëve.

“Ishim këtu si gjithë banorët. Pamë njerëzit që u afruan. Me vrap morëm shkopinj, me gurë. Ishte e pamundur të ndahej. Erdhi një gocë me makinë, e shtyu me makinë. Na erdhi keq, ishte gjë e rëndë. Nuk e di të kujt të ishin qentë. Erdhi policia dhe i mori, i hoqën të tre nga këtu. A janë të rrezikshëm? Ka shumë qen që vijnë vërdallë? Po ka shumë, por ata ishin rracë e veçantë. Pit Bull Argjentinas. Na ka ardhë shumë keq për familjen, I përcjellim ngushëllime”- tha një tjetër banor.

I moshuari, babai i tre fëmijëve, një djali në emigrim dhe dy vajzave të martuara u sulmua në rrugicën e lagjes nga qeni i fqinjit, Armand Lala. Report Tv sjell pamjet e vendit të ngjarjes dhe banesës, ku mbaheshin 3 qentë e rrezikshëm. Është pikërisht kjo banesë, me portë të gjelbër vetëm 300 metra larg vendit ku u sulmua Halil Basha. Policia ka ndërhyrë duke larguar tre qentë e rracës pitbull, ndërsa pronari i tyre që ndodhet me masë sigurie arrest në burg do të përballet me akuzën braktisje e kafshëve të shoqërimit dhe rrezikon deri në 5 vite burgim.

 

1699011397_WhatsAppImage20231103at12.34.11PM1.jpeg

 

Armand Lala pronari i pitbullit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
FOTO/ Ndërroi jetë pasi u sulmua nga qeni ‘pitbull’, 84 vjeçari në Durrës përcillet nesër drejt banesës së fundit

1699288190_halilbasha.jpg

Foto: 84 vjeçari Halil Basha

Është publikuar foto e 84 vjeçarit Halil Basha i cili ndërroi jetë sot (6 nëntor) në spital, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra pas kafshimit nga qeni ‘pitbull’ në Durrës.

Mësohet se ceremonia e varrimit do të bëhet të nesërmen (7 nëntor) në orën 12:00.

M.T/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prangat: 07/11/2023 07:26

    Plaseni ne burg pronarin e qenit per vrasje qe te marrin vesh edhe idiotet e tjere qe i nxjerrin qente ne rruge pa hundez. Edhe qeni te eleminohet sipas rregullave.

    Përgjigju
  • Aliko: 06/11/2023 22:28

    Pse s'i miratojne rregullat qe ka gjithe bota qe qeni pa gojez te mos dali dot se ndryshe gjobitet pronari? Ky te denohet per vrasje nga pakujdesia vec te tjerash. Dhe ata mbrojtesit e kafsheve te angazhohen per stehe kafshesh, ndryshe t'i heqin se nuk kemi pse te semuremi e te na kafshojne kafshet e braktisura.

    Përgjigju
  • tini: 06/11/2023 20:32

    te vriten qente menjehere,,nga policia,,dhe te gjobitet pronaari me ,,20 milion leke...

    Përgjigju
    • edmond (koder rreshen): 07/11/2023 11:25

      Tini --- Po ti mor i pashpirt si i Zoti i Qenit,i cili e ka mesuar Qenin te jet agresiv,(ndoshta per ndeshje te jashteligjeshme sepse ai paska edhe tre te till ne shtepi)ju duhet te mos ekzistoni sepse jeni te rrezikshem per shoqerin !

  • Nida: 06/11/2023 16:28

    Te merren masa menjehere qe te mbrohet populli nga qente e rruges dhe speciet e rrezikshme. Te ishin marre masa me kohe. Shume e vonuar!!!

    Përgjigju
  • Koha: 06/11/2023 13:36

    Ka ardh koha per ligjin special per qente! Shume turp! Nese i ndodh ndonje turisti na shkakton dem imazhi deri 1-2 miliard € , ndaj koha per ligj special per kete problematik qensh eshte e domosdoshme

    Përgjigju
  • albi: 06/11/2023 13:31

    gjithe puna eshte a do sjelle ndryshim kjo ngjarje. dihej qe derisa dikush te "martirizohej", askush nuk do bente asgje per punen e qenve te eger qe mbahen nga njerezit. tani te shohim....

    Përgjigju
  • altin: 06/11/2023 13:18

    Jetoim Ne Europ ku ka me shum Qen se njerez por nje gje esht e sigurt qe qent ketei jan me te but se njerzit bile dhe kur shkembehen me njeri tjetrin nuk levizin nga vendi kjo ndoth sepse jan te sterilizuar dhe marin mjekim vazhdimisht nga Veterineri, per sa i perket Pitbullve dhe pse jan te sterilizuar dhe marin gjithashtu mjekime pronaret jan te detyruar ti mbain me maska dhe gjithasht pronari esht pergjegjes per qenin ne nje rast te till pronari denohet me burg per vrasje njelliu sikur ta kishte ber vet kete vrasje.

    Përgjigju
  • Toni: 06/11/2023 12:28

    Mytnja mor me gjith qen drogagjiun .

    Përgjigju
  • Prika: 06/11/2023 12:21

    Pitbzllet jane ge ndaluar ne gjysmen e botes ku njeretit jane njerez e te qyteteruar , ndersa ketu ku njerezit jane me kafsh se kafshet jo vetem nuk i ndalojne menligj por pronaret e tyre i lene rruges pa zinxhir dhe te hakerrehen po tregove frike nga qeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)