Ndërron jetë në moshën 34-vjeçare një ndër popullarizuesit e sfidës së kovës me akull

Ndërron jetë në moshën 34-vjeçare një ndër popullarizuesit e sfidës së kovës me akull

Pete Frates gjatë sfidës

Pete Frates nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e sklerozës anësore amiotrofike dhe ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare.

Një ndër popullarizuesit e “Ice Challenge Ice Bucket”, një fenomen që u bë viral në verën e vitit 2014, mblodhi mijëra shikime në internet, duke stimuluar mbledhjen e mbi 200 milionë dollarëve për kërkime shkencore.

Sfidën e derdhjes së kovës plot me ujë dhe kube akulli, ai e krijoi në mënyrë që të eksperimentojë me mpirjen muskulore të shkaktuar nga Sindroma Akute.

Sfida në fillim u krijua  për shkak të Jeanette Hane e sëmurë me sklerozë, ku burri i saj Anthony Senerchia, një ish-lojtar golfi e kishte provokuar atë duke i thënë se një kovë akulli në kokën e saj ishte mënyra e vetme që ajo mund ta kthente veten në normalitet.

Në këtë sfidë u përfshinë vipa, njerëz të lidhur me politikën dhe jetën publike.

Tom Cruise, Bill Gates, Mark Zuckerberg, ylli i ligës së Kombëtares Tom Brady, kryeministri i atëhershëm kanadez Justin Trudeau, ish-presidenti amerikan George W. Bush, Lady Gaga dhe shumë e shumë të tjerë u përfshinë.

Ndërsa në Itali, në mesin e dhjetëra të famshëm që u bashkuan ishin Gianni Morandi, Gigi Buffon, Giorgia, Laura Pausini, Belen Rodriguez, Rosario Fiorello, Alessandra Amoroso, Luciana Littizzetto deri në kryeministrin e atëhershëm Matteo Renzi.

Sipas shoqatës “ALS”, sfida lejoi të mblidheshin mbi 220 milionë dollarë.

Fondet mundësuan identifikimin e një gjeni të ri përgjegjës për ALS, NEK1 në shkurt të vitit 2016.

Një vit më vonë, “Administrata e Ushqimit dhe Barnave” njoftoi miratimin e një ilaçi për të ngadalësuar avancimin e sëmundjes.

"Kjo histori është një arsye për mua që të dal nga shtrati çdo ditë. Të jesh pjesë e diçkaje më të madhe se vetja jote është një nga gjërat më të mira që mund të bësh”, i tha Frates gazetës “Boston College”.

Justin Trudeau gjatë sfidës 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale