Ndahet papritur nga jeta ylli i serialit ‘Friends’! Matthew Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles

Lajm tronditës nga bota e kinametografisë. Aktori amerikan Matthew Perry është ndarë papritur nga jeta në moshën 54-vjeçare. Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në hitin televiziv të viteve ’90 “Friends” është gjetur pa shenja jete në vaskën e apartamentit të tij në Los Angeles.

Shkaqet e vdekjes mbeten mister, teksa autoritetet amerikane kanë mohuar të kenë gjetur lëndë narkotike në apartamentin e tij. Aktori kishte kaluar vite të vështira duke u trajtuar nga varësia ndaj alkoolit. Perry njihej edhe për përdorimin e opioideve të njohura si medikamente qetësuese por që për nga rrezikshmëria konsiderohet drogë deri 50 herë më e fortë se heroina.

Seriali “Friends”, prodhim i Warner Bros, gozhdoi botën përpara ekranit nga viti 1994 e deri në 2004, ku vetëm episodi i tij i fundit u ndoq nga 52.5 milionë teleshikues në SHBA, duke e bërë atë episodin më të ndjekur televiziv të këtij fillim shekulli.

Matthew Perry lindi në vitin 1969 në Williamstown, Massachusetts, nga një baba aktor dhe një nënë gazetare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Kryeministri kanadez për vdekjen Matthew Perry: Trishtuese, nuk do t'i harroj kurrë lojërat që luanim në shkollë

1698615207_ooooo.JPGKryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, ka shprehur keqardhjen e tij për vdekjen e aktorit të shumë dashur për publikun në mbarë botën, Matthew Perry.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Trudeau kujton momentet e bukura që ka kaluar sëbashku me aktorin Perry gjatë shkollës fillore.

"Vdekja e Mattheë Perry është tronditëse dhe trishtuese. Nuk do t'i harroj kurrë lojërat që luanim në oborrin e shkollë dhe e di që njerëzit në mbarë botën nuk do t’i harrojnë kurrë momentet gazmore që ai u dhuroi.”-shkruan Trudeau.

Ora 22:10
Hetimet/ Çfarë gjeti policia në shtëpinë e aktorit Matthew Perry

Hetimet për vdekjen e papritur të aktorit Matthew Perry kanë nisur. Policia ka kryer kontrolle në banesën e 54-vjeçarit për të gjetur prova për zbardhjen e ngjarjes. Sipas presitgjozes britanike ‘The Sun’, në banesën e tij në Los Angeles janë gjetur medikamente të marra me recetë. Hetuesit thanë se nuk gjetën asnjë drogë të paligjshme në vendin e vdekjes së Perry, por kishte shumë ilaçe. Policia tha për TMZ se, aktori i njohur i “Friends” merrte anti-depresantë, ilaçe kundër ankthit dhe një ilaç për problemet në frymëmarrje.

Sëmundjet pulmonare thuhet se kishin ardhur për shkak se ai ishte prej kohësh duhanpirës. Mjeku ligjor i kontesë së Los Anxhelesit tha se do të kryhet një testim toksikologjik për të përcaktuar nëse ai ka ndonjë ilaç në sistemin e tij trupor, por për marrjen e përgjigjeve mund të duhen muaj.

Ora 21:52
Yjet e “Friends” për vdekjen e aktorit Perry: Nuk do të pushojë në paqe sepse do jetë i zënë duke i bërë të qeshin atje lart

1698612859_ggggg.JPG

Vdekja e yllit të “Friends’, Matthew Perry ka pasuar me reagimet e ndjera të bashkëpuntorëve të tij më të ngushtë dhe përgjithësisht botës së artit dhe kinematografisë.

Aktorët Marta Kauffman dhe David Craneb si dhe producenti Kevin Bright, shprehen se akoma nuk e besojnë vdekjen e mikut të tyre.

Në një deklaratë të përbashkët thane se “ne gjithmonë do ta kujtojmë gëzimin, dritën, inteligjencën që ai rrezatonte në çdo moment,  ​​jo vetëm në punën e tij, por edhe në jetë.”

"Ai ishte gjithmonë personi më qesharak në dhomë. Më shumë se kaq, ai ishte më i ëmbli, me një zemër të madhe dhe vetëmohuese.”-shtojnë ata.

Morgan Fairchild, e cila luante rolin e nënës së Perry-t në ekran tha "jam zemërthyer për vdekjen e parakohshme të 'djalit' tim, Matthew Perry".

“Humbja e një aktori kaq të ri dhe të shkëlqyer është një tronditje”, shtoi ajo.

Paget Brewster, e cili luajti rolin e Kathy në serinë e gjashtë të Friends, tha se Perry "nuk do të pushojë në paqe sepse ai është shumë i zënë duke i bërë të gjithë të qeshin atje lart".

Ora 17:08
Postimi i fundit i Matthew Perry bëhet viral

1698595583_matthewperry.jpg

Fotoja e fundit e postuar në rrjetet sociale nga aktori Matthew Perry

Vdekja e aktorit të shumënjohur të serIalit “Friends”, Matthew Perry në moshën 54-vjeçare, ka shkaktuar keqardhje të madhe tek të gjithë fansat e serialit të shummëndjekur në mbarë botën.

Humbja e jetës në një moshë relativisht të re ka ngjallur polemika të shumta për shkakun e vdekjes, pasi akoma nuk është publikuar një arsye nga autoritetet.

Rrethanat e gjetjes pajetë të autorit në një vaksë, fansat i kanë lidhur me postimin  e fundit në rrjetet soaciale të aktorit.

Në postimin e tij të fundit, Perry duket teksa pushon në një vaskë me ujë të ngrohtë.

Ora 13:18
Nga beteja me drogën e alkoolin, tek ‘braktisja’ e çdo gjëje! Ja historia dramatike e jetës së Matthew Perryt pas ‘Friends’

Aktori, i njohur më së miri për rolin e tij si Chandler Bing në serialin hit Friends , u gjet i mbytur në vaskën e tij, dhe në vendngjarje nuk u gjet drogë dhe nuk kishte shenja krimi. Pas famës së tij, fshihet një jetë dramatike, nga alkoli 14 vjeç, beteja e tij për tu shëruar nga droga, deri kur hoqi dorë nga çdo gjë.

Matthew Perry gjatë gjithë këtyre viteve jetoi në buzë të briskut dhe vazhdimisht luftoi për të shpëtuar jetën e tij. Atij iu desh të hynte në rehabilitim 15 herë dhe shpenzoi 9 milionë dollarë duke u përpjekur të "pastrohej" nga droga dhe alkooli .

Aktori, i njohur më së miri për rolin e tij si Chandler Bing në serialin hit Friends , vdiq në moshën 54-vjeçare të shtunën, me raporte që thonë se ai "u mbyt në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij ". Në vendngjarje nuk u gjet asnjë drogë dhe nuk ka shenja të aktivitetit kriminal. Sipas burimeve policore, reaguesit e parë u thirrën në rezidencën e tij në Los Angeles , me raporte për "arrest kardiak".

Ai i shpëtoi vdekjes dy herë për pak - Për dy javë ai ishte në koma

Perry kishte detajuar tashmë betejën e tij me varësinë nga droga dhe alkooli në autobiografinë e tij Friends, Lovers, And The Big Terrible Thing, e cila u publikua nëntorin e kaluar.  Dy përvojat e tij afër vdekjes ishin shumë larg nga roli i tij si Chandler Bing me mendje dhe pa shpresë romantike në ‘Friends’.

Ky rol përfundimisht i dha atij rreth 1 milion dollarë për episod, duke e bërë atë një nga aktorët më të paguar në botë. Ai këmbënguli se kurrë nuk u shfaq në xhirimet e "Friends" i masturbuar apo i dehur , por pranoi se pamja e tij fizike në ekran mund të tregonte se çfarë substancash përdorte në atë kohë. 

Në vitin 1996, ai filloi të takohej me Julia Roberts pas paraqitjes së saj të shkurtër në sitcom - që deri atëherë ishte një hit në mbarë botën - si Susie Moss , e dashura e Chandler. Romanca e tyre jashtë ekranit ishte e shkurtër, zgjati vetëm dy muaj para se Perry të jepte dorëheqjen. Mattheë Perry filloi të pinte në moshën 14-vjeçare. Filloi me birrën dhe verën e lirë dhe në festën e ditëlindjes së tij të 21-të ai tashmë kishte filluar të shfaqte shenja të daljes jashtë kontrollit. Ai u transferua në Los Anxhelos për të ndjekur ëndrrën e tij të fëmijërisë për t'u bërë aktor.

 

M.T/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë (VIDEO)

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë (VIDEO)