Tragjedi e dyfishtë/ Ndërron jetë në Infektiv nga COVID-19 punonjësi i policisë! 15 ditë më parë virusi i mori edhe të atin

Tragjedi e dyfishtë/ Ndërron jetë në Infektiv nga COVID-19 punonjësi i policisë! 15 ditë më parë virusi i mori edhe të atin

Ilir Nerguti, punonjësi i policisë që humbi jetën nga COVID-19

Koronavirusi i ka marrë jetën një punonjësi të policisë në moshën 50 vjeçare. Punonjës i Policisë së Shtetit, Ilir Nerguti ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm te Spitali Infektiv. Burime për Shqiptarja.com raportojnë se Nerguti ishte i shtruar prej 3 javësh tek Infektivi pasi ishte i infektuar me COVID-19, por nuk mundi të fitonte betejën e tij.

Ilir Nerguti punonte në Policinë e Shtetit në drejtorinë e policisë së Tiranës. Shqiptarja.com mëson se tragjedia në familjen Nerguti është e dyfishtë, pasi 15 ditë më parë po nga COVID-19 ka ndërruar jetë edhe i ati i  punonjësit të policisë.

I ati ishte shtruar po ashtu në Spitalin Infektiv, ndërsa ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Për të shmangur dhimbjen dhe me shpresën se 50-vjeçari do të shërohej, familjarët zgjodhën të mos i thonë gjë për vdekjen e të atit Ilir Nergutit, por 15 ditë më pas ndërroi jetë edhe ai. Ilir Nerguti më 4 shtator bëri 50 vjeç dhe ishte baba i dy fëmijëve.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe deputeti  i opozitës parlamentare Halit Valteri, i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij duke thënë se kolegët humbën një profesionistë dhe shteti një njeri të madh.

"Prehu në paqe miku im, sot ne humbën një mik të mirë, kolegët një profesionit në detyrë që mbante dhe Shteti humbi një njeri të madh. Krenar për çdo ditë që kemi biseduar dhe këshillat e tua do jenë të vlefshme gjithë jetës. Do të kujtojmë gjithmonë Komandant Ilit Nerguti", shkruan Valteri.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë vijon të jetë i lartë, ku gjatë ditës së sotme (17 shtator) u shënuan 132 raste të reja me COVID-19 dhe 4 humbje jete.

Postimi i Halit Valterit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 18/09/2020 01:00

    Si ka mundesi ky duket teper i fuqishem,,,qofte i xhenetit,,,,po na ikin njerezit e mire dhe po na nbeten te poshtrit dhe te ligjte.

    Përgjigju
  • vera: 18/09/2020 00:03

    VENDOSNI MASKA O NJEREZ,,DHE MBANI DISTANCE,,,,,NUK BEHET SHAKA ME COVIDIN...

    Përgjigju
  • Astrit: 17/09/2020 23:17

    Liro na trathtove vlla Gjithmone do te kujtojme si LIRI HUMORIT MIQESISE DASHAMIRESISE

    Përgjigju
  • Alfons: 17/09/2020 23:07

    Perfundimisht ka qene njeri i mire,i papertuar ne punen e tij,i paperlyer ne pazare ne lidhje me punen,fix djal tirone,ngushellime familjes per humbjen.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 17/09/2020 22:32

    Mëshira e All-llahut të Madhërishëm qoftë mbi të ! Inshall-llah qoftë i Xhenetit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete