Ndërtimet pa leje, në Durrës nis
shembja e kompleksit "Kamelia"

Ndërtimet pa leje, në Durrës nis<br />shembja e kompleksit
DURRËS - Pas Vlorës, aksioni për shembjen e ndërtesave nis në qytetin bregdetar të Durrësit. Sot paradite inspektorë të INUK dhe INUV të mbështetur dhe nga policia e rendit kanë ndërmarrë aksionin për prishjen e kompleksit turistik “Kamelia” pranë urës së Dajlanit.

Kompleksi turistik përfshin një lokal, bar restorant dhe një hotel i cili ishte ende në ndërtim.

Drejtori i inspektortit Ndërtimor Urbanistik në Durrës, Artur Cela ka ndjekur nga afër aksionin për prishjen e këtij kompleksi turistik, I cili tha se në listë renditen një sërë ndërtimesh ilegale të ndërtuara në zonat publike.

“Ne si inspektoriat ndërtimor në bashkëpunim me INUK e të mbështetur nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake kemi marrë vendimin për të shembur të gjithë ndërtimet pa leje që janë bërë në kompleksin “Kamelia. “Nuk ka asnjë lejë ndërtimi.  “- tha ai.
 
Në plan për prishje ishte dhe bar restorant “Çamëria” por kreu i INUV tha se pronari kishte nisur vetë prishjen pasi ishte i paligjshëm.

Gjatë aksionit nuk është ndeshur asnjë rezistencë nga ana e pronarëve, ndërsa pritet që nisma të jetë prezente edhe në ditët në vijim.

artur cela
(Foto: Drejtori i inspektortit Ndërtimor Urbanistik në Durrës, Artur Cela)


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme