Ndërtimi e paratë e shpenzuara për shëndetësinë 'frenuan' recesionin ekonomik! Eksperti: Kujdes me fondet e 2021, vaksinimi sinjal pozitiv për ringritjen

Investimet në ndërtim nga sektori privat, fokusimi tek rindërtimi si dhe shtimi i parasë në qarkullim për shëndetësinë dhe nevojave që nxori në pah pandemia, vlerësohen si shtyllat kryesore që nuk lejuan një recesion të fortë ekonomik në 2020.

“Unë gjykoj që një pjesë e mirë që ka ndikuar në rënien e ulët, lidhet me ndërtimin, sepse ishte ky sektor që u hodhën fonde private si edhe nga rindërtimi, por edhe pak turizmi në periudhën e verës, kanë dhënë një ndikim në ekonomi. Dhënia e pagave ka ndikuar tek mbajtja e konsumit në kushte normale, por ndërtimi dhe një pjesë e turizmit kanë ndikuar për të zbehur disi atë lloj tkurrje që pati marrë ekonomia”, u shpreh eksperti fiskal Eduart Gjokutaj.

Sipas ekspertit fiskal Eduart Gjokutaj, përpos rezultateve që u arritën në 2020, duhet të tregohet kujdes me shpërndarjen e fondeve këtë vit.

“Duhet të vihet tek administrimi fiskal pasi ka çaluar apo ka pasur mangësi, për tu orientuar drejt qarkullimit të parasë. Nëse në vitin e kaluar shëndetësia pati një qarkullim më të madh të parasë, sivjet duhet të analizojmë sektorët që prodhojmë më shumë dhe mbi to të orientohemi”, thotë ai.

Ndikim në rikuperimin ekonomik sipas ekspertit do të ketë edhe vaksinimi. Vaksinimi padyshim që ndikon tek perceptimi i njerëzve, që po rikthehet jeta dhe do të rrisë konsumin, por efektet do të duken në tremujorin e dytë.

Nga ana tjetër edhe pse rënia është vlerësuar -3.3%, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave GDP e vendit është ulur me -4.4%. konkretisht sipas raportit të publikuar nga financat për të ardhurat fiskale thuhet se në vitin 2020 GDP e vendit arriti në 1,572 trilionë lekë, nga 1,752 trilionë lekë që u mblodhën në 2019. Duke treguar një rënie prej rreth 180.4 miliardë lekë ose rreth 1.4 miliardë euro.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale