Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ndërtuesi Behgjet Pacolli jep detajet: Një projekt madhështor

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ndërtuesi Behgjet Pacolli jep detajet: Një projekt madhështor

Projekti për Aeroportin e Vlorës

Të premten e kaluar u njoftua se oferta fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kryesohet nga Mabetex Group, në pronësi të biznesmenit dhe politikanit nga Kosova Behgjet Pacolli.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook", vetë Pacolli ka shkruar sot detaje në lidhje me projektin. Ai ka thënë se ky është një projekt madhështor. Pacolli ka sqaruar se në fazën e parë në periudhën 2-vjeçare do ndërtohet godina e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën mbi 103 milionë e 500 mijë dollarë. Ndërsa në fazën e dytë, në 4 vitet e para do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona € . Ndër të tjera, ai thotë se ky projekt konsiderohet si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon.

"Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim. Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.

Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.

Në fakt, Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.

Vlera e investimit është e madhe. Në fazën e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndërtohet ndërtesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona €. Ky investim konsiderohet si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në kohërat e fundit", ka shkruar Pacolli.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 08/03/2021 06:35

    Aeroportin duhet ta bente vete shteti shqiptar o hajvane komentues,,dhe te mrnaxhohej nga vete shteti,;qe te ardhurat te hynin ne buxhet,,,qe te lanim borxhet,,,Aeroportet ,,portet,,nafta,,mjekesia,,uji,energjia,,telefonia,autostradat,,minierat,,duhet re jene nen kontrollin e shtetit,,por kjo gje do dhe nje administrate te afte dhe te pakorruptueshme..jo si kjo e rames...,...//

    Përgjigju
  • Korça: 08/03/2021 01:27

    Kur do jepet Korça? Një aeroport në korce merr edhe pass gjete të Thessaloniki

    Përgjigju
  • Milo: 07/03/2021 19:07

    Per mendimin tim aeroporti i Sarandes nuk duhet te bohet pse!me berjen e tunelit nga Vlora ne Sarande rruga shkurtohet shum dhe nga Vlora per Sarande duhet te bohet me rrugen e re per 1 ore prandaj aeropoti i Sarandes eshte shpenzim i pa nevojshem per mendimin tim.

    Përgjigju
    • Agron: 07/03/2021 23:17

      Le ti marrin greket eurot me aeroportin e korfuzit e me aliskafet korfuz sarande 2 milioni euro ne muajte e veres me turistat me destinazione saranda

  • Jani: 07/03/2021 18:17

    Gabim keni bere qe i keni dhene ketij maloku te ndertoje aeroportin...

    Përgjigju
    • poli: 07/03/2021 20:52

      hahahha mir ja ke then janit ta kish mar jani derziu me mir

    • O janiiiii: 07/03/2021 18:47

      Nuke esht malok Por vellaj jon prej kosove. nuk Ka rendesi se nga osht poka rendesi te bohet nje pune e mire per gjith popullin shqiptaret duhen nje aeroport në jug Por dhe nje në sarande. Ishalla bohet

    • Arben: 07/03/2021 18:45

      O Jani Po pse se more ti a derëzi se do kishim shpëtuar

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën