Porti i ri i Durrësit, Rama: Nga 14 kompani pjesëmarrëse në garë u përzgjodhën 5 finalistë! Në 2022 ngrihet kantieri i ndërtimit

Porti i ri i Durrësit, Rama: Nga 14 kompani pjesëmarrëse në garë u përzgjodhën 5 finalistë! Në 2022 ngrihet kantieri i ndërtimit

Për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit nga 14 kompani pjesëmarrëse në garë janë përzgjedhur 5 prej tyre. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale. Rama shkruan se pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, në vitin 2022 do të ngrihet kantieri i ndërtimit.

"Porti i Ri i Durrësit. Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano. Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm. Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022", shkruan kryeministri.

Porti i ri Turistik i Durrësit pritet që për 6 vite të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare. Më 16 prill është prezantuar masterplani për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan, në të cilën kompania Emaar Group do të investojë 2 miliardë euro. Projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi