Ndërtuan pa leje në Sarandë, Himarë, Borsh, Ksamil e Dhërmi, 3 të arrestuar, 2 nën hetim dhe 2 në kërkim

Foto ilustruese

3 persona janë arrestuar, 2 janë vënë nën hetim ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim pasi ndërtuan pa leje në Sarandë, Himarë, Borsh, Ksamil e Dhërmi.

Në Himarë u bë arrestimi në flagrancë i Kujtim Xhakës 54 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje. Në Ksmail u bë arrestimi i Festim Bardhit 47 vjeç banues në Konispol dhe Tori Prifti 44 vjeç, banues në Lushnjë (punëtorë), si dhe u procedua penalisht pronarja e objektit Valseta Hita 37 vjeçe, banuese në Sarandë.

Po në Himarë u bë shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm", e shtetasve: Donald Husi 29 vjeç, pasi ka ndërtuar tri objekte pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh dhe Elidon Hajdini 32 vjeç, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh.

 Penalisht u procedua edhe Dhimtër Lula 61 vjeç, pasi ka ndërtuar pa leje një mur mbajtës, në fshatin Dhërmi.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim policor 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm". 

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ato të Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar ndërtimin pa leje të katër objekteve, të dy strukturave prej druri dhe të një muri mbajtës.   

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm", i shtetasve F. B., 47 vjeç banues në Konispol dhe T. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë (punëtorë), si dhe u procedua penalisht pronarja e objektit, shtetasja V. H., 37 vjeçe, banuese në Sarandë.

Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet, në Ksamil, duke kryer punime në një objekt (proceduar më parë), pa leje nga autoritetet kompetente. 

-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm", i shtetasit K. Xh., 54 vjeç, banues në Dhërmi, pasi u konstatua nga shërbimet, duke ndërtuar pa leje nga autoritetet kompentete.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm", e shtetasve: D. H., 29 vjeç, pasi ka ndërtuar tri objekte pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh dhe E. H., 32 vjeç, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh. 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin Dh. L., 61 vjeç, pasi ka ndërtuar një mur mbajtës, në fshatin Dhërmi, pa leje nga autoritetet kompetente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kosova kundërshton nismën për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur, si është sipas jush ky qëndrim?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Fauci paralajmëron rrezikun nga shtimi i rasteve me koronavirus, por SHBA nuk do futet karantinë