Ndeshja Serbi-Zvicër/ Gazetari: Ajo që u ka dhimbur më shumë serbëve ishte fanella me mbiemrin ‘Jashari’ e Xhakës! Trajneri serb tregoi se kush është provokatori

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në grupin G e zhvilluar në Katar për Kupën e Botës, solli emocion edhe te tifozët shqiptarë, për shkak të dyshes së futbollistëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët ishin edhe protagonistë në ndeshje.

Gazetari sportiv i ‘Klan Kosova’ Jon Ajet në një intervistë për Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, duke folur për tensionet gjatë ndeshjes dhe tha se vazhdimisht lojtarë serbë provokuan futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhakën. Sipas Ajetit ajo se çfarë u ka dhimbur më shumë serbëve është fanella që Xhaka mbajti veshur me mbiemrin Jashari.

‘Ishte gjatë gjithë kohës e acaruar. Ajo se çfarë u ka dhimbur më së shumti është se pas përfundimit të ndeshjes Xhaka ka mbajtur fanellën me mbiemrin Jashari. Arkitekti i Pavarësisë dhe bashkë me të tjetër por ka qenë një nga njerëzit kryesor. Ajo ka qenë diçka që u ka dhimbur më së shumti. Bluzën Jashari të Xhakës serbët e morën si provokim. E kanë sulmuar Xhakën dhe Shaqirin dhe mendoj se e kanë administruar shumë mirë këtë pjesë. Lojtarët e Serbisë ishin të acaruar donin që të nxirrnin probleme.’- u shpreh Ajeti.

Sa i takon shprehjes ofenduese të trajnerit serb Dargon Stojkoviç ndaj shqiptarëve, Ajeti tha se gjesti ishte i ulët dhe se kjo tregoi se kush ishte provokatori i vërtetë.

‘Ka qenë një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptare atje. Ka qenë 100% fyerje ndaj shqiptarëve megjithëse Serbia ka luajtur me Zvicrën shihet reagimi i trajnerit që është përkthyer edhe nga media ndërkombëtare. Ka bërë një sharje tipike dhe është një gjest i ulët dhe tregon se kush është provokatori. Shumë u dhëmb humbja ndaj Zvicrës për shkak të dyshes shqiptarë Shaqiri-Xhaka.’- u shpreh Xhaka.

Zvicra fitoi 3 me 2 me Serbinë në grupin G të Kupës së Botës, me helvetët që lënë jashtë kompeticionit serbët. Dramatike 90 minutat në Doha, teksa për Zvicrën shënoi edhe Xherdan Shaqiri për të kualifikuar skuadrën e tij në 1/8. Në fund pati edhe tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri