Ndeshja Shqipëri-Izrael/ SHBA paralajmëron amerikanët: Kujdes në Elbasan!

Ndeshja Shqipëri-Izrael/ SHBA paralajmëron amerikanët: Kujdes në Elbasan!

Foto ilustruese

Në datë 7 shtator në orën 20:45 në stadiumin ‘Elbasan Arena’ do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, referuar edhe sfidës së para dy viteve mes dy përfaqësueseve që solli mobilizimin e forcave të shumta të policisë.

Në prag të ndeshjes, Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të kenë kujdes gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit në datë 7 shtator në Elbasan. Ambasada thekson në njoftim, se nuk ka informacione për kërcënime specifike, por kërkon që të tregohet kujdes maksimal.

Në datë 7 shtator është planifikuar për t’u zhvilluar ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit në Elbasan në orën 20:45. Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim specifik ndaj qytetarëve të SHBA-ve. Megjithatë, qytetarët e SH.B.A.-së duhet të tregojnë kujdes në afërsi të stadiumit të Elbasanit para dhe gjatë ndeshjes së futbollit. Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale, veçanërisht në rast urgjence. Monitoroni mediat dhe burimet e informacionit për planet dhe aktivitetet tuaja të udhëtimit.

Njoftimi i ambasadës së SHBA për shtetasit e saj

Ndeshja e para dy viteve mes Shqipërisë dhe Izraelit në 9 nëntor të 2016 u zhvillua në masa ekstreme, teksa në stadium më shumë kishte policë dhe agjentë se tifozë. Masat erdhën si pasojë e situatës alarmante në lidhje me zhvillimin e ndeshjes, e cila u zhvendos nga Shkodra në Elbasan për shkak të rrezikut të ndonjë sulmi terrorist, ndërkohë që në qytetin verior të vendit pati edhe disa arrestime. Edhe për ndeshjen e radhës masat e policisë së shtetit pritet që të jenë mjaft të forta.


Njoftimi ne faqen e ambasades amerikane ne Tirane

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 05/09/2018 00:01

    Populli shqiptar ka nje proverb per frikacakun "Ju be ferra Ibrahim" Keshtu edhe amerikaneve ju ka hyre frika ne palce

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës