Ndeshjet e Ligës së Kombeve, UEFA cakton datat dhe oraret se kur Shqipëria do të zbresë në fushë

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, UEFA cakton datat dhe oraret se kur Shqipëria do të zbresë në fushë

UEFA ka zyrtarizuar datat dhe oraret e gjashtë ndeshjeve që Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve. Siç dihet kombëtarja e Shqipërisë bën pjesën në Ligën C në grup me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, e fillon sfidën e parë në transfertën e datës 4 shtator në Bjellorusi, për të vijuar në Tiranë me Lituaninë 3 ditë më pas, në të njëjtin orar (20:45). Një tjetër udhëtim i gjatë e pret Kombëtaren një muaj më pas, më 10 tetor 2020, për t’u përballur në Kazakistan me përfaqësuesen vendase.

Në transfertën e radhës në Vilnius, kuqezinjtë do t’i kthejnë vizitën Lituanisë vendase më 13 tetor 2020, për ta mbyllur pjesëmarrjen e tyre në grupin e 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës me dy sfidat e 10-ditëshit të dytë të nëntorit. Shqipëria do të presë Kazakistanin, në takimin e 12 nëntorit, për ta ulur siparin me përballjen e 3 ditëve më pas me Bjellorusinë.

Kalendari i plotë i caktuar nga UEFA:

4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)
7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)

11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)
14 tetor: Lituani-Shqipëri (20:45)

15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)
18 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi (16:00)

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin