Ndezi mbeturinat në tokën e tij, zjarri doli jashtë kontrollit dhe dogji 10 hektar në Lushnje, në pranga autori

LUSHNJE- Pasditen e kësaj të hëne, një banor i fshatit Manasufal në Lushnje, ka djegur mbeturinat në tokën e tij, por zjarri ka dal jashtë kontrollit.

Për shkak të erës së fort, zjarri është përhapur në të gjithë zonën e cila ishte e mbuluar me shkurre dhe drufrutore, duke djegur kështu totalisht mbi 10 hektarë sipërfaqe toke.

Flakët të cilat po përhapeshin me shpejtësi, vunë në rrezik serioz disa prej banesave të fshatit.

Por fatmirësisht për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikësve nga Lushnja dhe Peqini, banesat kanë shpëtuar nga zjarri, i cili ishte vetëm 3 metra larg tyre.

Uniformat blu kanë arrestuar edhe një 30-vjeçar, i cili dyshohen se është autori i kësaj katastrofe natyrore e cila mund t’i kishte marrë jetën edhe disa personave.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës