Ndihma për të moshuarit e njësisë 5, Veliaj: Jemi pranë kujtdo që është në nevojë, të moshuarit të qëndrojnë në banesë

Ndihma për të moshuarit e njësisë 5, Veliaj: Jemi pranë kujtdo që është në nevojë, të moshuarit të qëndrojnë në banesë

Bashkia e Tiranës vijon me ndihmat në këto kohë të vështira të pandemisë së koronavirusit ku shumë familje, persona në veçanti, por edhe pensionistë kanë nevojë më shumë se kurdoherë për dikë që t'ju gjendet pranë.

Përpos shumë personave së fundmi është ndihmuar edhe piktori i njohur Kujtim Buza, i cili në moshën 82-vjeçare jeton i vetëm në banesën e tij, pasi fëmijët i ka në emigracion. Për t'i dërguar ndihmat në shtëpi piktorit mendoi vetë Veliaj, i cili siguroi artistin që ashtu si pensionistë të tjera nuk do të lihet vetëm.

Vetë piktori Buza pas kësaj deklaroi: “Ju falënderoj sepse ju na jepni përveç ndihmës ushqimore, edhe një ndihmë morale. Ju jeni qëndrestar, ju jeni kampion."

Një tjetër ndalesë e kryebashkiakut j ishte dhe shtëpia e 80-vjeçares, Ana Kume, e cila jeton e vetme, pasi fatkeqësisht ka humbur edhe bashkëshortin dhe djalin e saj. Gjithashtu shpërndarja e pakove me ndihma vijoi edhe në banesa të tjera, ku jetojnë të moshuar të vetmuar. 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rondi: 07/04/2020 12:53

    Lali Eri... Nqs e do seriozisht qytetin tone,vetem dy zgjidhje do mjaftojne per te vulosur emrin si shpetimtari i Tiranes 1.Te zevendezohen urgjentisht te gjitha pemet e mbjella nga injorantet para teje te cilat e kane kthyer Tiranen ne nje ferr te vertete alergjik.Keto dite pa trafik po vertetohet me se miri se problemi nuk jane mjetet por pluhuri i verdhe i cili mbulon te gjitha rruget e Tiranes.A e dini pse permbyten rruget nga nje shi sado i vogel?Nuk e kane fajin kanalizimet anes rrugeve ato jane te mjaftueshme,por mjaftojne vetem 2 gjethe te vetme nga monstrat qe jane mbjelle anas rrugeve qe e gjithe puseta te dale jashte funksionit. 2.Hedhja e mbeturinave nga qytetaret dhe bizneset neper kazanet anes rrugeve te kryhet me orare te caktuara,mundesisht ne mbremje dhe naten tehiqet nga kamionet.Ska pse te rrine plehrat ne rruge per nje kohe te gjate duke ndotur ajrin Nqs ndjek keto dy keshilla e ke mbjellelle pyllin orbital 3 here.Respekte...

    Përgjigju
    • Altin SZ: 08/04/2020 08:22

      E drejte, po veshtire se bejne gje...

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen