Ndihmë Italisë me mjekë/ Montella letër Ramës: E fillova karrierën në OSBE duke ndihmuar Kosovën, e njoh solidaritetin shqiptar

Roberto Montella, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së i ka dërguar sot një letër kryeministrit Edi Rama për t’i shprehur vlerësimin për dërgimin në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve.

“I dashur kryeministër Rama, i dashur Edi. Dua ta filloj këtë letër duke ju shkruar në italisht dhe duke folur si një qytetar i thjeshtë italian për të shprehur një falënderim emocional dhe një gjest respekti të thellë për popullin shqiptar dhe për ju personalisht, jo vetëm për dërgimin e ndihmës mjekësore në Itali, por edhe për fjalët me të cilat i shoqëruat”, shkruan Montella.

“Dhe një mësim morali të lartë dhe një demonstrim udhëheqjeje që jam i sigurt se do t’i bëjë shumë njerëz në Europë të mendojnë. “Ushtria juaj e vogël e bardhë” i tregoi botës madhësinë e fjalës solidaritet, dhe shpresoj se mund të jetë një shembull për vendet e tjera. Shumë faleminderit! Faleminderit shumë!”, nënvizon Montella

“Unë dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi edhe t’ju shkruaj në cilësinë e Kryetarit të Përgjithshëm të OSBE-së për t’ju përcjellë mbështetjen më të fortë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në këto periudha të vështira dhe t’ju ftoj të përdorni plotësisht platformën e OSBE-së për të adresuar luftën sfiduese kundër pandemisë COVID-19 me të cilën po përballemi”, thotë Montella.

“Në një kohë kur është i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar më shumë se kurrë, ne po rrezikojmë seriozisht ta shohim të zvogëlohet dhe ne kemi një detyrë të përbashkët të mos e lejojmë. Problemet globale kërkojnë përgjigje globale dhe për këtë kemi nevojë për institucione shumëpalëshe të forta. OSBE-ja mund të shërbejë si një forum i shkëlqyeshëm për të shkëmbyer praktikat më të mira, për të kanalizuar kërkesat për ndihmë midis shteteve dhe për të nxitur koordinimin”, thekson Montella.

“Byroja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së është takuar perms një videokonference javën e kaluar dhe është e gatshme të japë kontributin e saj. Në këtë drejtim, ne jemi duke punuar për një paketë kundër COVID-it të Asamblesë Parlamentare të OSBE, e cila do të përbëhet nga disa projekte që synojnë të sigurojnë një vlerë të shtuar parlamentare në shtimin e përpjekjeve kundër pandemisë. Ne do ta ndajmë atë me ju për përfitimin e tërë rajonit të OSBE-së në javët e ardhshme”, thekson Montella.

“I dashur kryeministër, siç mund ta dini, fillova karrierën time të OSBE-së, duke ndihmuar shqiptarët në Kosovë (1999/2001) dhe në Serbinë e Jugut, Lugina e Preshevës (2001/2003), në kohë të njëjta të vështira, dhe unë e njoh shumë mirë frymën e fortë të humanizmit dhe solidaritetit që është i pranishëm tek populli shqiptar. Kjo është arsyeja pse unë jam i kënaqur që Shqipëria tani po kryeson OSBE-në dhe mirënjohës për ju dhe njerëzit tuaj për ato që keni bërë për Italinë dhe për atë që po bëni për OSBE-në. Juaji sinqerisht Roberto Montella, Sekretar i Përgjithshëm”, shkruan Montella.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhej të hiqeshin kufizimet në zonat e kuqe dhe të hapej edhe fundjava?

Komento

Komente

  • Miraka Dorim: 01/04/2020 18:37

    Funksionon

    Përgjigju
  • Gente: 31/03/2020 15:59

    Lypirsi i saluzimonikrymadhi Nuk do ndal kush kyt djal nane se po hec perpara???? Pensonistat etj i keni lani ju mrapa se ky po ban ata qe ju nuk e keni ba tesh 30 vite se jeni antart e byros politike te envert!

    Përgjigju
  • Emine Koci: 31/03/2020 14:21

    Jemi dy pensionista numeri i kartes eshte024901763

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Tentoi t'i rrëmbejë fëmijën 4-vjeçar nënës, gjykata mbyll korçarin në psikiatri