Ndihmë juridike falas për qytetarët, Gjonaj: 11 juristë në shërbim çdo orë të ditës përmes platformës online

Ndihmë juridike falas  për qytetarët, Gjonaj: 11 juristë në shërbim çdo orë të ditës përmes platformës online

Ministrja Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka prezantuar një shërbim të ri lidhur me ndihmën juridike online ku pritet të përfitojnë mjaft qytetarë gjat ditëve të izolimit prej kronavirusit.

Përmes një komunikimi online në Facebook, Gjonaj bëri me dije një shërbim të ri për qytetarët, në lidhje me shërbime juridike, duke adresuar pyetje apo çështje në lidhje me probleme të ndryshme juridike çështje civile, administrative dhe penale.

“Të gjithë qytetarët që merrnin shërbimin e ndihmës ligjore falas në qëndrat e ndihmës juridike të hapura nga Ministria e Drejtësisë, tashmë ato janë transformuar me qëllim që qytetarët të mund të marrin ndihmën ligjore online nëpërmjet platformës më te re juristionline.al. Kjo nismë e përbashkët me "Fondacionin Shoqëri e hapur për Shqipërinë", vjen si një nevojë për ti garantuar çdo qytetari edhe në kushtet e lëvizjes së kufizuar dhe distancës fizike, aksesin dhe vazhdueshmërinë e shërbimeve ligjore, këshillave juridike dhe informimin për legjislacionin në fuqi. Tashmë edhe nga shtëpia, ju mund të merrni ndihmën ligjore falas duke adresuar pyetje apo çështje në lidhje me probleme të ndryshme juridike çështje civile, administrative dhe penale”, u shpreh Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë shtoi se të gjithë mund të kërkojnë ndihmë në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore, por edhe për të kërkuar ndihmën juridike dytësore për përfaqësimin në gjykatë më një avokat.

“Ndihma ligjore falas do t’ju jepet edhe për të këshilluar mbi të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor; Gjithashtu për t’ ju përgjigjur situatës të shkaktuar nga COVID-19 Ju mund të këshilloheni dhe informoheni lidhur me legjislacionin e miratuar ne kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. 11 juristët e angazhuar në këtë platformë janë në shërbimin tuaj çdo orë të ditës.

Sipas ministres, këta juristë janë pjesë e stafeve të qendrave të ndihmës juridike parësore të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Klinikave të Ligjit në disa qytete si Durrës, Vlorë dhe Shkodër.

“Hapat që duhen ndjekur për të përfituar ndihmën jurdike parësore ose informacion për legjislacionin lidhur me COVID-19 janë të thjeshta, mjafton të hyni në faqen juristionline.al. Pasi të plotësoni formularin me të dhënat dhe pyetjet tuaja do të merrni këshillimin ligjor të nevojshëm nga juristët tanë.
Sigurisht të dhënat personale, që ju do të hidhni në portal janë konfidenciale, por jo pyetjet dhe përgjigjet, të cilat reflektohen në të së bashku me incilialet tuaja. Tashmë kjo platformë online është testuar dhe ka rezultuar e thjeshtë në përdorim dhe efikase për t'ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në këtë periudhë. Me qëllim ofrimin e ndihmës juridike me cilësi, një ekip i dedikuar do të monitorojë shërbimin e ofruar. Së shpejti do të vendoset gjithashtu në dispozicion tuaj një numër telefoni pa pagesë, që do të mundësoj komunikimim e drejtpërdrejtë me juristët tanë”,
përfundoi Gjonaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teli: 25/04/2020 05:05

    Pula pa koke e Rames premton ndihma juridike falas si zor eshte e besueshme eshte tjeter mashtrim Per popullin fukara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët