Ndihmë juridike falas për qytetarët, ligji aplikohet për herë të parë në Elbasan

Ndihmë juridike falas për qytetarët, ligji aplikohet për herë të parë në Elbasan

Në kuadër të ngritjes së qendrave që do të ofrojnë ndihmë juridike parësore falas për qytetarët, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është ndalur në Elbasan ku ka prezantuar projektin për këtë qark.  Ajo firmosi një marrëveshje me Kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja për ngritjen dhe fuqizimin e kësaj zyre  që do t’i ofrojë çdo qytetari shërbime falas sa i përket konsulencës juridike. 

Duke treguar rëndësinë që ka kjo qendër, Ministrja Gjonaj garantoi se projekti do të shtrihet edhe në qarqe të tjera. 

“Falënderoj Kryetarin e Bashkisë dhe deputetët e qarkut Elbasan. Kjo marrëveshje e parë e Ministrisë së Drejtësisë,  do t’i hapë rrugë edhe një sërë bashkëpunimesh me një sërë bashkish  ku deri në fund të vitit 2019 do të jenë hapur tetë të tilla. Në fillim të muajit tetor, planifikojmë hapjen e qendrës  në Elbasan ku punonjësit tanë do të atashohen pranë kësaj qendre me qëllim që të jetë funksionale dhe qytetarët të arrijnë të përfitojnë të gjitha shërbimet të parashikuara në ligj. Kujtoj që ligji për ndihmën juridike falas është një ligj i ri i miratuar rishtas, i cili është plotësuar dhe me aktet nënligjore. Për zbatimin e tij si pjesë e paketës së reformës në drejtësi, i plotëson të gjitha objektivat që kemi vendosur lidhur me ofrimin e të gjitha shërbimeve ndaj qytetareve dhe ofrimin e akseseve të qytetareve në gjykata. Gjithë shërbimet që do të ofrohen në këtë zyrë do të jenë falas dhe do të garantojnë profesionalizmin e juristëve”, u shpreh Gjonaj.  

Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë Gledian Llatja i shprehu mirënjohjen Gjonajt për shërbimin që po i ofron qarkut të Elbasanit. 

“Falenderojmë Ministren e Drejtesisë për ndihmën që po i jep jo vetëm Bashkisë së Elbasanit por të gjithë Qarkut pasi zyra e Ndihmës Ligjore që do hapet pranë Bashkisë së Elbasanit do t’i shërbejë të gjithë atyre të cilët kanë nevojë për asistencë ligjore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan por edhe për çështje të tjera administrative. Pavarsisht se zyra do hapet pranë kësaj bashkie, ajo do t’i shërbejë të gjithëve”, u shpreh Llatja.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh i deleguar në këtë qark, vlerësoi Ministren Gjonaj sa i përket punës që ka bërë për implementimin e plotë të ligjeve të paketës së reformës në drejtësi. 

 “Dua ta falenderoj në mënyrë te veçantë Etildën për një punë intensive të vazhdueshme lidhur me implementimin e plotë të shumë ligjeve të paketës së reformës në drejtësi. Ajo ka pasur për synim një asistencë më të mirë ndaj qytetarëve dhe ligji për ndihmën juridike është pikërisht një ndër ato ligje që mendoj do të zgjidhë një prej problematikave më të vështira të gjithë këtyre viteve. Teksa takojmë qytetarë konstatojmë se kanë nevojë për një konsulencë juridike dhe deri më sot ka qenë e pamundur për ta marr atë falas sikurse do ofrohet përmes kësaj qendre”, shprehet Balla.

 Më tej, Balla çmoi përpjekjen e Ministres Gjonaj për luftën ndaj korrupsionit si edhe ngritjen e qendrave sa i përket ndihmës juridike të ofruar falas për qytetarët. 

“Dua ta falënderoj për përzgjedhjen e Elbasanit si bashkinë e parë me të cilën u përcaktua të filloj implementimi i ngritjes së këtyre qendrave dhe po ashtu edhe në emër të deputeteve e falënderoj për përpjekjen e saj të vazhdueshme në dobi të rritjes së luftës kundër korrupsionit. Kujtoj këtu edhe në Elbasan, punën përfekte të stafit të Ministrisë se Drejtësisë që ka bërë të zbulohen një sërë punonjësish të administratës publike të cilët nuk kryejnë detyrën siç duhet por për shkak të korrupsionit kanë dëmtuar imazhin e këtyre institucioneve dhe sigurisht kanë dëmtuar shërbimin që duhet t’iu japim qytetarëve”, u shpreh Balla.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin