Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do vizitojë Shqipërinë më 30 qershor, takim me Ramën e zyrtarë të lartë! Në agjendë edhe Italia e Maqedonia e Veriut

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do të vizitojë Shqipërinë më 30 qershor.

Gjatë vizitës në Tiranë, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA - Shqipëri. Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë. Lajmin e bën me dije Zëri i Amerikës.

Reeker do të shkojë edhe në Itali, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Më 1 korrik, do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën "Rruga drejt Prespës", ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin. Atje ai o të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë,

Në të gjitha takimet e tij ai do të flasë rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të jetë Berisha pjesë e grupit parlamentar të PD në Kuvend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Certifikatë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në restorant, Mali i Zi miraton masa të reja anti-COVID