Ndihmoi për ndërtimin e tij, Dua Lipa poston videon e kopshtit të ri në Tiranë

Dua Lipa dhe Erion Veliaj gjatë inspektimeve në kopshtin e Tiranës

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare më famë ndërkombëtare gjithmonë ka treguar me origjinën e saj. Së fundmi, Dua ka ripostuar në profilin e saj në "Instagram" videon e kryebashkiakut Erion Veliaj për Kopshtin e rindërtuar "Sunny Hill” në njësinë nr.5 në kryeqytet. Dua ka financuar mobilimin e këtij kopshti që do të pres 300 fëmijë këtë vit shkollor.

Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa, ishte ndër të parat personalitete që iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopsht” pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Kujtojmë që më 23 korrik, Dua Lipa erdhi në Tiranë dhe inspektoi punimet e kopshtit.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Nuk mori votat e parashikuara më 25 prill, dorëhiqet nga LVV Bojken Abazi