Ndjekje e pazakontë në Berat/ Pa autorizim për lëvizje, polici i hipën në makinë ta çojë në komisariat, por e 'bën me zemër'

Ndjekje e pazakontë në Berat/ Pa autorizim për lëvizje, polici i hipën në makinë ta çojë në komisariat, por e 'bën me zemër'

Një person nga fshati Poshnjë i Beratit ka bërë një veprim të pazakontë në momentin që është ndalur nga policia dy ditë më parë, në orën 20:00, jashtë orarit të lejuar për të qarkulluar nga situata me COVID-19. P. Hoxha, i cili ishte në makinë me një person tjetër, kur është ndalur nga policia dhe është konstatuar që nuk kishte autorizim, i është kërkuar një efektivi që të hipi në makinë me ta dhe t'i shoqërojë për në komisariat.

Por teksa i është afruar rrugës për në komisariatin e policisë së Beratit, në ecje e sipër Hoxha ka ndërruar drejtim dhe duke shtuar shpejtësinë është nisur në drejtim të fshatit ku ai jetonte.

Vetëm pas 1 ore Hoxha është mundur të arrestohet në banesën e tij në fshatin Poshnjë, ku qëndronte në këmbë në pritje të policisë. Një ditë më parë gjykata e Beratit, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, masë kjo e njëjtë që kishte kërkuar prokurori i çështjes, Gentian Abazaj.

Sipas vendimit të gjykatës, rezulton se në 17 mars 2020 një grup i gatshëm i policisë së Beratit, ishte stacionuar në një nga rrugët e fshatit Perondi, ku ka ngritur postbllok në kuadër të masave kundër Covid-19, me qëllim ndalimin  e qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve. Pikërisht në këtë postbllok, është afruar mjeti tip “Toyota”. Mjetin në fjalë policia e ka ndalur, ka pyetur drejtuesin e mjetit nëse kishe autorizim për të lëvizur. Pasi kanë marrë dijeni se drejtuesi i mjetit  nuk kishte autorizim, më pas drejtuesi i postbllokut, ka urdhëruar policin e grupit të gatshëm, të bënte shoqërimin e tij në komisariat. Polici në fjalë ka hipur në automjet dhe niset për në komisariatin e Beratit. Nga Perondia deri në afërsi të komisariatit të Policisë tek kryqëzimi kur kthen në komisariat, mjeti ka lëvizur normal. Në momentin që ndodhej në këtë pikë, pasi drejtuesi i makinës, kishe folur me dikë ne telefon, kthen drejtimin  e lëvizjes në krahë të kundërt, rrit shpejtësinë e mjetit dhe largohet, duke mos shkuar për ku ishte nisur së bashku me policin e ngarkuar për të bërë shoqërimin e tij. Polici në këtë kohë i ka kërkuar duke komunikuar që të kthente mjetin dhe mos të ndërlikonte më tej situatën, por P.Hoxha, nuk e ka dëgjuar. Hoxha ka ikur në drejtim të Kuçovës, e më pas ka dalë në rrugën kryesore në Poshnjë, ku dhe ka goditur një mjet të policisë që ishte pozicionuar për ta ndaluar. Gjatë kohës që përshkon këtë rrugë, drejtuesi i mjetit  ishte së bashku me një person tjetër i cili qëndronte në sediljen e parë të pasagjerit, i cili ende nuk është arrestuar dhe identifikuar nga policia. Ndërsa polici, gjatë gjithë kohës i ka komunikuar dhe i ka  kërkuar që të ndryshonte mendim, të linte veprimet  që kryente dhe të kthehej për, ku ishin nisur.

Por P.Hoxha, nuk i është bindur nuk i bindet, duke i pohuar policit: “ç’deshe që hipe në mjetin tim”.

Efektivi në telefon informon kolegët dhe eproret e vetë se drejtuesi i mjetit nuk po i bindej  dhe ju tregon për lëvizjet e tij me makinë. Grupi i gatshëm, i cili në kohën që merr dijeni ishe duke shkuar ne Berat, e pikërisht tek vendi i quajtur “Moravë”, kthehet e vihet në kërkim të kapjes së P.Hoxhës. Në kërkim të këtij personi vihen një sërë shërbimesh policie,të cilat e ndjekin nga pas, i dalin përpara për ta ndaluar. Në kohën që “Toyota” ndodhej afër  vendit të quajtur “Lapidar”, në Poshnjë nga dalja e rrugës dytësore për në atë kryesore, P.Hoxha, godet mjetin e policisë rrugore, i cili  ishe në lëvizje në aksin kryesor. Para se të dilte në këtë pikë, P.Hoxha ka zbritur nga makina punonjësin e policisë. “Toyota” pasi ka goditur mjetin e policisë, lëviz në drejtim të Urës  Vajgurore, por nuk mbërrin në Urë, pasi diku në këtë zonë P. Hoxha, fshehu mjetin e tij. Makina në fjalë ka dalë nga rruga dytësore me drita të fikura dhe godet një mjet tjetër të policisë, i cili lëvizte aty pranë. P.Hoxha, është larguar në këmbë në drejtim të banesës së tij në Poshnjë, ku pas tij shkojnë dhe forca të shumta policie, të cilat në hyrje të rrugicës vënë re se ishte P.Hoxha në këmbë. Pas këtij konstatimi Hoxha është arrestuar dhe shoqëruar në polici. Ndaj tij është ngritur akuza e “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i Mjetit në mënyrë të parregullt”, ”Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Shkatërrimit të pronës”. Për këto akuza ai është lënë në burg nga gjykata e Beratit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ujori: 19/03/2020 14:01

    Si mund ti thot vetes Polic

    Përgjigju
  • Del: 19/03/2020 13:31

    Mund te me thote dikush se çfare proçesesh ndodhnin ne trurin e ketij individi?Mos eshte me zhvillim te vonuar?

    Përgjigju
  • Bilbi: 19/03/2020 12:58

    Per lajm eshte ky . Polici qe ka qene ne mjet, per cfare ka qene apo thjesht co-pilot i shoferit. Te me fali policia por ky muhabet vjen pak ere ... Ne baze te lajmit te publikuar nga ju.

    Përgjigju
  • Andi: 19/03/2020 12:54

    Po per rrembim personi ne rrethana cilesuese???? Apo polici ishte dele dhe mund ta rrembente.

    Përgjigju
    • Andon: 19/03/2020 13:29

      Nuk te le ish profesjoni pa kometu hahah , a me ke shok

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet