Ndoc Fusha rrëfehet në ‘Një nga ne’: Nëna, arsyeja pse u ktheva nga emigrimi! Në fshatin Bardhaj krijova një mini-muze etnografik

Ikja nga Shqipëria për disa është zgjidhje, por jo zgjedhja përfundimtare në jetë.  Ndoc Fusha nga Dukagjini u rikthye për t’i qëndruar pranë familjes e për të investuar fitimet prej emigranti.

“Kur u ktheva nga emigrimi, babai jetoi edhe 3 vite dhe ato vite nuk i harroj kurrë. Tashmë nënën e kam dhe kjo është motivi kryesor që jam kthyer për tu përballur me jetesën këtu. Me ndihmën e emigrimit kemi ndërtuar jetën në Bardhaj të Shkodrës. 11 vite kam punuar si ndërtues në Firence. Me kursimet hapa një restorant në mes të fshatit për të qenë i vetëpunësuar dhe për të ardhmen e fëmijëve”, rrëfen Ndoci.

Për të gjithë dashamirësit e traditës, folklorit dhe trashëgimisë kulturore, Ndoci krijoi një mini-muze me sende të vyera që shumë prej jush mund t’i keni harruar ose lënë të pluhrosura në ndonjë qoshe.

Ai ka mbetur ndër të paktët malësorë që frymëzimin e merr nga të parët e tij. Përveç objekteve të vjetra të kulturës së Malësisë së Madhe dhe fotove të rralla, ka formuar një grup muzikor me instrumentistë e këngëtarë të vjetër.

“E quajtëm “Besa Shosh” sepse ne jemi nga Shoshi i Dukagjinit dhe për arsye që besa ka qenë gjëja më e shtrenjtë ndër vite dhe ndër breza”, thotë mes të tjerash Ndoc Fusha teksa na prezanton me ‘pasurinë’ që ka siguruar.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Sipas inteligjencës amerikane Putin nuk ka lidhje me vdekjen e Navalnyt

Wall Street Journal: Sipas inteligjencës amerikane Putin nuk ka lidhje me vdekjen e Navalnyt