Ndodh në Holandë, policia ‘të zhvesh’ nëse nuk justifikon dot veshjet firmato

Ndodh në Holandë, policia ‘të zhvesh’ nëse nuk justifikon dot veshjet firmato

Nëse nuk mund t’i justifikoni veshjet tuaja, atëherë policia  mund t’i konfiskojë ato. Ne biseduam me të rinjtë e Roterdamit për masat e reja që synojnë të parandalojnë kriminelët dhe rrezikun e dallimit racor, shkruan Victor van Drielen për faqen e njohur Vice Media Group.

”Herën e ardhshme që do të vizitoni qytetin holandez të Roterdamit, ju duhet të merrni parasysh me shumë kujdes ato që do të vishni. Jo vetëm sepse njerëzit me sqimë të Roterdamit nuk mahniten me lehtësi, por edhe sepse forcat e policisë së qytetit po planifikojnë të ndalojnë dhe të marrin në pyetje të rinjtë që shëtisin me rroba të shtrenjta firmato”, shkruan Van Drielen.

”Nëse ju nuk jeni në gjendje të provoni se veshjet tuaja të shkëlqyera ‘’Gucci’’ janë blerë me para të bëra në një mënyrë të ndershme, ato mund të konfiskohen. Para se të fillohet masa e re, oficerët e policisë në qytet do të marrin trajnime speciale për të dalluar  ndryshimin mes një ‘Giorgio Armani’ dhe, të themi, ‘Georgio Peviani”, thekson ai.

”Autoritetet shpresojnë se kjo do të funksionojë si një pengesë për kriminelët në moshë të re, por vendasit mendojnë se masat mund të jenë të paligjshme dhe në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në profilizimin racor – edhe pse një shef policie, Frank Paauw u kundërpërgjigj duke këmbëngulur se oficerët e policisë do të ndalojnë dhe do të marrin në pyetje vetëm njerëzit që janë tashmë në sistemin e tyre”, shton Victor van Drielen për faqen e njohur Vice Media Group./ATA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 14/02/2020 13:49

    Gucci eshte për pleq e plaka dhe evgjite së ka shumë ngjyre floriri. Nuk eshte për të rinj . Të mi falin nuk i mar

    Përgjigju
  • Gjorme: 14/02/2020 13:35

    Në Vlore për shembulle nuk kanë ç tu marine vlonjateve se para me dorge kanë por me shapka e pantallona të shkurtra rine gjith ditene me bargje plenci të shqyera nga birra e qoftete.

    Përgjigju
    • Gjorme: 14/02/2020 17:13

      Ore Mitri Brati mos komento mua po artikullin. Ti cke unë thashe vlonjetete nuk i kap njeri se nuk vishene me firma, nuke dine. Lekete i bejne birra e qofte. Kaq. Ty pse te djege me shapka ri barkmadhe je dhe tullace?

    • Brati: 14/02/2020 16:26

      Oooo Balash Po çte duhet ty se ça kan e se si rrin vlonjatet . Shiko fashatin tend sa te sojm jeni hahahah

    • Vlore: 14/02/2020 14:04

      Ik more fshatar në Gjorm

  • Ben: 14/02/2020 12:17

    Po falimentokan firmate medhe te modes.Me u bo ne Shqiperi kjo gjithe femnat "Vip" do ngelin lakuriq

    Përgjigju
  • Miti: 14/02/2020 11:29

    Hollanda eshte porta e shqyer e Europes per trafiqet e droges, prostitutave, emigranteve te paligjshem drejte Britanise se Madhe etj. Duke qene qe skane c’ti bejne ketyre, po u merrkan me gomarlleqe tani.

    Përgjigju
  • Uranius: 14/02/2020 10:51

    Keto skane ca bejne! Fiks si libri 1984

    Përgjigju
  • Toni: 14/02/2020 10:37

    Kapini kok shtremtat fshataret ne roterdaM me Gucci

    Përgjigju
  • Emi: 14/02/2020 10:19

    Kesaj i thuhete diktatur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet