Ndoka në Report TV: Votat e mia në Shkodër u vodhën nga PD! Basha fushatë individuale, i përjashtoi aleatët! S'na vuri në dijeni për grupin e mbrojtjes së votës

TIRANË- Një nga motivet kryesore për humbjen e opozitës, deri në kufijtë e një gafe të pafalshme,  kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka vlerësuar se ka qenë mungesa e komunikimit të kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët. Mosbashkëpunimi në këto zgjedhje ka arritur deri aty sa PD-ja nuk i kishte informuar për ngritjen e grupit për mbrojtjen e votës. Kjo sepse, sipas Ndokës, Basha kaloi në "vetëkënaqësi" duke bërë një fushatë elektorale individuale, që i përjashtoi aleatët. Ai është i bindur se nëse opozita do të kishte dalë me një listë, do i kishin fituar zgjedhjet, edhe nëse mazhoranca do i kishte blerë votat.

"Gabim fatal një marrëveshje transparente me aleatët, nëse opozita do dilte me një listë, bashkë me LSI, Basha sot do ishte kryeministër. Basha ndërtoi një fushatë individuale, i përjashtoi aleatët dhe i luftojë, nuk ka qenë e dukshme, por ne e kemi ndjerë këtë. Jo mbështetje, se nuk kemi pritur mbështetje nga Basha, por nuk krijoi frymën, Basha e kishte këtë epërsi, ndryshe nga Basha. Nuk fliste për ekip, por "unë", e fokusoi fushatën te vetja e tij, dhe ia hoqi vetes mundësinë që të krijonte një frymë dhe të krijonte një ekip përballë Ramën. (...)Ne shkuam si cjapi te kasapi, Basha nuk mendoi si një kryeministër hajdut. Basha mori masat që mund të arrë një parti politike, unë nuk kam qenë dakord me ato grupe  që u ngritën për mbrojtjen e votës. Nuk kam pasur një informacion i tillë, PD funksionoi si një institucion i vetëm. Unë kam dhënë se në Shkodër votat janë blerë nga Tom Doshi dhe Basha nuk mori masat, tha Ndoka.

Mirëpo, teksa nga njëra anë PD-ja kishte ngritur këtë grup, nga ana tjetër, Ndoka i akuzon se demokratët i kanë vjedhur votat e tij personale në Shkodër, madje edhe se ka komisionerët e tyre janë shitur.

"Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja. "Provat për shitjen e votave janë të dokumentuara duhet kohë, ka pasur edhe komisionerë të shitur dhe nga ana e opozitës çka ka ndikuar në rezultat dhe unë kam vërejtje në këtë drejtim, është një domosdoshmëri për të nxjerrë të gjithë elementët e manipulimit", tha Ndoka.

Ai ka qenë shumë i ashpër në drejtim të kryedemokratiti Lulzim Basha, i cili tha se nuk u bë kurrë lider, ndonëse aleatët sakrifikuan shumë që ai të rritej, referuar këtu djegies së mandateve. Ndoka shkon edhe më tej duke thënë se ku kanë kaluar më shumë se një javë pas zgjedhjeve, Basha nuk ka pasur asnjë takim me aleatët që t'u tregojë rrugën që do të ndjekin, për këtë arsye te aleatët nuk ekziston një frymë e mirë në raport me PD-në.

VIDEO/Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Ndoka: Kundër shkarkimit të Metës, ftesa e Ramës, demagogji nga një mashtrues politik i certifikuar

 

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka është kundër shkarkimit të Ilir Metës si president, që e gjuan si një mjet i mazhorancën për të larguar vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve. Ndërkohë që ftesën e kryeministrit Edi Rama për kryedemokratin Lulzim Basha e quan një "mashtrim".

"Kundër shkarkimit të Metës, shmangia e vëmendjes nga drama e madhe e vjedhjes së zgjedhje. Ftesa e Ramës për Bashën, demagogji nga një mashtrues politik i certifikuar", tha Ndoka në Report Tv.

Ora 13:49
Ndoka: PD ka vjedhur votat e mia! Aleatët u sakrifikuan që Basha të bëhej lider, por nuk ia doli

 

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka bërë një akuzë të fortë duke thënë se votat e tij personale janë vjedhur nga PD-ja.

"Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja", tha Ndoka.

Ai ka pasur kritika të ashpra për Bashën, duke thënë se nuk u bë asnjëherë lider i PD-së, edhe pse vetë aleatët u sakrifikuan që Basha të rritje.

"Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiak. PD është një parti e madhe e hapur, mund të operohet dhe me lidershipi, Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti. Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve", tha Ndoka.

Nisur nga kjo, ai thotë se shtator-tetori do jetë koha kur do të vendoset për lidershipin brenda PD-së, por edhe partive të vogla aleate.

"Në shtator -tetor do të ketë një vendimarrje përfundimtare për vazhdimësinë e tij, apo për kryetarët e partive të tjera", tha Ndoka.

Ora 13:45
Basha i la jashtë, Ndoka: Te aleatët nuk ka një frymë të mirë! Duka e pranoi se nxitoi duke uruar Ramën për fitoren

 

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Ndoka pranon se te aleatët ka një frymë jo të mirë, pasi nukk dihet se si do të vijojnë tani, dhe për këtë nuk ka asnjë reagim nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërkohë, komentoi edhe deklaratën e Agron Dukës, i cili përgëzoi Ramën  për fitoren, duke hënë se e ka pranuar që është nxituar.

"Dëmtoi aleatët, por rriti partinë e tij, se e rriti. Ne kemi një PD të rritur me vota dhe numra, por nëse nuk do të zgjedhjen zgjidhjen që ta kalojmë më një logjikë të ftohtë, besoj se do jetë një histori e vështirë e triumfit. Sot patëm një takim informal mes njëri-tjetrin, me SHehun, Mediun, Dukën dhe Dulen. Duka u nxitua nga emocionet, është krijuar një frymë jo konfidente në raport me PD. Shohim një lloj shqetësimi se si do të operojmë si opozitë e bashkuar, se si do të operojmë me PD. Basha futi një stil jo efektiv, ne s'kemi qenë pjesë e shtabeve elektorale dhe kjo është e pafalshme,  dhe ata kanë të njëjtat vërejtje. Nuk kam takuar Bashën edhe pse ai ka qenë në Shkodër, apo Agron Dukën në Durrës", tha Ndoka.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shifrat e frikshme të aksidenteve rrugore, i kujt mendoni se është faji?

Komento

Komente

  • Iris: 05/05/2021 04:06

    Ju bete sakrifica qe te rritej Basha ?! D.m.th. nga kerric te behej gomar si ti.

    Përgjigju
  • Rexhep KASAP PIÇDERR LEKA [BULE]: 04/05/2021 22:47

    O nard ndoka o koka e Shqipris ti je ekzenülari numur 1. Ti ma kalon dhe mua Rexhep Bule Lekës [ kepit ] që jam shkencëtar e me 10 gjuh të huaja.

    Përgjigju
  • Lala: 04/05/2021 19:36

    Profesor doktor docent nard ndoka.shiu bie se ska shkoll te zbres.po kush ta jep voten ty mir copa hajdarit

    Përgjigju
  • LORA: 04/05/2021 15:03

    O nard-fillozofi,ju vidhni njoni-tjetrin,,,,me projekt te vetem te perbashket shkelymjen e Shqiperise.

    Përgjigju
  • kafsha: 04/05/2021 15:02

    ju kur vidhni njeri tjetrin imagjino se cfare mund te keni vjedhur nga te tjeret??nga grupet e gatshme qe terrorizuat njerzit...ju jeni aq fashista savetem burgu ju vjen hak.ju nuk keni as bese dhe as fjale.ju te vrisni

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Rama publikon foton e veçantë nga Brukseli: Rruga për Tiron o knej