Ndoka: Ta marrë vesh Rama, unë jam akoma deputet! Në listat e PD? S'kam folur me Bashën, sistemi do kohë, Nano ishte më mirë...(VIDEO)

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka u shpreh në emisionin 'Pa Protokoll' se partitë e vogla e duan ndryshimin e sistemit, por shtoi se nuk ka kohë, pasi duhet te ketë më parë diskutime që të mos kundërshtohet dhe anatemohet. Sipas tij, diskutimet mund të vijojnë dhe nëse arrihet në një konsensus, në fuqi mund të jetë për zgjedhjet e tjera të 2025.

Por a ka pasur një propozim nga ambasada amerikane për ndryshimin e sistemit? "Nuk ka një propozim zyrtar në aspektin formal, që (ambasadorja e SHBA-së) të takonte kryetarët e partive dhe t'u dorëzonte dokumentin si e mendon Amerika. Ka një standard të dyfishtë, pasi në 2008 e kundërshtova ndryshimin e sistemit, që e kuptuan ku do të na shpinte ai sistem dhe në atë kohë SHBA-ja ka qenë në krah të ndryshimeve duke na ofruar një sistem bipolar, politikën amerikane. Hapat e sotme janë ndoshta edhe një ndjesë për atë periudhë, atë kohë.

Partitë e mëdha janë fajtore përgjegjëse për atë kohë. Rama e kërkoi me këmbëngulje. E shembi Kushtetutën që kur kërkoi që Presidenti të zgjidhet nga një shumicë e thjeshtë, përpara ka qenë me konsensus. Edhe PD-ja pati një përgjegjësi maksimale edhe pse ofroi konsensusin për hir të integrimit.

Zoti Basha është treguar i hapur për ta diskutuar ndryshimin e sistemit. Edhe LSI-ja me PD-në janë të prirur për ta ndryshuar sistemin, por nuk ndryshohet në muajt e fundit. Faktori ndërkombëtar që në momentin që mbarojnë zgjedhjet dhe i di dobësitë.

Të bëjmë një sistem, por jo të panjohur që të ikim nga shiu në breshër. Sistemi danez do edhe ndryshime territoriale, janë disa anë teknike do të ndryshojë organizimi i partive. Debati mund të vendoset dhe të vendoset në zgjedhjet e tjera, jo të radhës. Është një 4 vite të humbura kot? Po. Ne jemi për ndryshimin e sistemit, na favorizon edhe sistemi danez edhe ai para 2008" tha ai.

Por fakti që nuk po 'rebelohen' për të kërkuar ndryshimin e sistemit, a do të thotë se kanë marrë garanci nga Lulzim Basha që do të jenë në listat e PD-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm? "E para nuk ka lidhje fare, se kërkesa kryesore është ndryshimi i sistemit, mos të jemi në listat e partive, partitë kryesore përfitojnë nga votat tona. Nuk është bërë temë e bisedave.

Ne ishim në parlament, nuk lamë 6 muaj por disa kohë parlamentin. Nuk është problemi për demokracinë nëse do të jemi ne apo jo në parlament. Ne shkelemi me këmbë prej këtij realiteti, të zgjedhim një sistem sa më funksional, jo ta ndryshojmë me dy javë" tha ai.

Mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës, Ndoka zgjedh të parin dhe për këtë jep këtë argument "Fatos Nano kishte demokraci në parti, apo edhe Berisha. Në kohën e Nanos kishte votime, rrëzuan kryeministra, pati lëvizje, kishte zëra ndryshe. Sot kemi garnizion ushtarak".

Ndoka pasi kundërshtoi masat kundër pandemisë, u shpreh se pavarësisht se iku nga parlamenti, akoma është deputet. "Kushtet e pandemisë janë për të mbyllur gojën, është urdhër autoritar. Unë jam deputet, kam qenë, jam prapë, nuk jam zëvendësuar. Për 4 vite. Jam deputet, nuk jam i zëvendësuar as në aspektin formal. Ta marrë vesh edhe ai naltmadhnia. Mbeturinat e opozitës në Kuvend sot është fytyra e Edi Ramës. Kur bëhet parlamenti estradë merr fytyrën e shumicës".

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti u shpreh në emisionin 'Pa Protokoll' se sistemi zgjedhor nuk mund të ndryshohet në kohën e mbetur para zgjedhjeve vitin tjetër. "Çështja e sistemit nuk zgjidhet me disa ditë, duhet kohë e mjaftueshme për të gjetur një sistem që gjen konsensusin e të gjithëve dhe nuk anatemohet. Anatemimi i zgjedhjeve nuk ka të bëjë me sistemin por menaxhimin e procesit zgjedhor. Nuk jemi kundër ndryshimit të sistemit, por kohën e duhur" tha ajo.

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Zjarret në pyje, a kanë reaguar si duhet autoritetet shtetërore?

Komento

Komente

  • Iris: 24/05/2020 02:15

    Sigurisht qe z.Ndoka I duket vetja Akoma si deputet,perderisa merr Akoma gjysem rroge nga kuvendi duke dredhur zinxhirin.Kjo rroge duhet hequr,ligji duhet ndryshuar!

    Përgjigju
  • Kol Zef Gji Frrok Mark Llesh Leshi: 23/05/2020 16:45

    Nard Noka Kryeministri i ardhshem i Shqiperise

    Përgjigju
    • Ndryshim i themeleve: 23/05/2020 19:11

      O popull shqiptar zgjohuni politikanet qe kane 30 vjet ne politik duhen hedh ne kosht te plerave

  • Baterist Nardi: 23/05/2020 16:44

    Vaj vatani e mjer mileti. Ku ka vajt halli i shqiptareve. Te jape mend dhe te komentoje reformat Nard Ndoka, filozofi me i madh i te gjitha koherave. Prandaj nuk ben hajer ky vend se eshte zaptuar nga te pashkollet si puna e Nardit ne te gjitha krahet e politikes shqiptare djathtas e majtas.

    Përgjigju
  • VESH GJATI nard ndoka: 23/05/2020 14:29

    O nard ndoka o vesh gjat o magjar buri më idjot i Shqipris e mer pjes në politik. Kjo do të thot që kombi Shqiptar është degraduar në atë derexhe sa të mban ty politikan që je Idjot i ler e INJORANT me intelekt 0.Fajin Shqiptarve sja ka askush përveç se vetja. E ti gëzojn politikan si bajga nard IDJOT ndoka.

    Përgjigju
  • Hahahaha: 23/05/2020 13:26

    U madhi te Medhenjve Kryetari Budallenjve Nard Noka sivlla me magjarin

    Përgjigju
  • redi: 23/05/2020 11:13

    Istemi duhet te ndryshoje se kohe ka q*fte dhe Referendum .Me kete sistem ju qylaxhite dhe bythelepiresit beheni deputet nga kryetaret kurse ne lista te gapura ju nuk fitoni kurre.Politika sitme eshte me mediokria e 108 vjet shtet shqiptar dhe jeni komplet fatkeqesi kmbetare duke e varferuar kete popull deri ne palce .Qerohuni oarazite se mjaft ju duruam

    Përgjigju
  • DEBILI DELIRANT: 23/05/2020 10:39

    Ky debili delirant me shkoll 8 vjeçare pa shkoll të mesme e me dipllom unversiteti thot që jam deputet mbasi e pa që s'ka më shanc që ky IDJOT të bëhet deputet thot un jam akoma deputet. A e kuptoni o popull se çfar kafshësh mban ai parlament O ZOT MBROJE SHQIPRIN NGA KTO LLOI POLIIKANËSH IDJOT BASTARD SI nard ndoka.

    Përgjigju
  • Thomas: 23/05/2020 00:44

    Murrizi eshte qindra hère me i acte dhe i dobishem se N Ndoka qe mendon se e ka marr me tapi te qenurit députet!

    Përgjigju
  • Populli: 23/05/2020 00:22

    Ta gezofsh statusin e deputetit perjete sepse aty i ke shoket e nuk je pjese e jona.

    Përgjigju
  • ymeri: 23/05/2020 00:01

    SISTEMI DO NDRYSHUAR o malok..

    Përgjigju
  • Mjedasori: 22/05/2020 23:16

    Basha do fitoj zgjedhje me keshi idjotash te tipit Noka.

    Përgjigju
    • Ke: 23/05/2020 03:17

      Ti je tradhetar ca dobesish di ti ti je si grate e keqia



×

Lajmi i fundit

John

Shiu shuan zjarret, Braçe: Zoti bëri sërish mrekulli me ne, mbrojti kryeveprën e tij natyrën