Ndotja e lumit të Bunës/ Mali i Zi i ankohet Shqipërisë: Do të informojmë ndërkombëtarët

Ndotja e lumit të Bunës, kohët e fundit ka bërë që pala e Malit të Zi të protestojë tek pala shqiptare, duke i kërkuar që të marrë masa.

Në një njoftim për mediat, qeveria e Malit të Zi ka bërë me dije se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka ngritur alarmin tek pala shqiptare për ndotjen mjedisore të lumit Buna, duke theksuar se po prishen destinacionet turistike që ndodhen në këtë shtet.

Në përputhje me politikën e fqinjësisë së mirë, Qeveria e Malit të Zi bën me dije se në komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, vazhdimisht ka insistuar në zbatimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, duke bërë thirrje për kujdes të përbashkët për burimet.

Prandaj, pala malazeze është e detyruar të informojë të gjithë partnerët e saj ndërkombëtarë, të cilat do të bëhen në një procedurë zyrtare emergjente. 

Nota e protestës tek pala shqiptare, vjen pasi ditët e fundit në rrjedhën e lumit Buna nuk kanë dalë vetëm mbetje plastike, por edhe pula të ngordhura.

Siç bëjnë me dije autoritet e Malit të Zi, janë mbi 100 qese, që brenda tyre ishin pula të ngordhur, çka ka bërë që të ngrihet alarmi për ndotjen e lumit Buna.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë

20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë