Aksioni i IKMT në bregdet/ Në Karaburun situata nën kontroll, në Velipojë tensione e përplasje me pronarët e lokaleve: Prishje selektive! (VIDEO)

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Territorit është shoqëruar me tensione mes policisë në Velipojë dhe pronarëve të 'beach bareve', të cilët kanë kundërshtuar prishjen e objekteve. Ata kanë akuzuar për prishje selektive dhe në krye të debatit ishte Kryetari i PD Velipoj, Nikollë Marku.

Marku e ka cilësuar një aksion barbar atë të fadromave në Velipojë, në një kohë që duhet të vinin dhe të hapnin sezonin turistik. Marku tha se shembja nuk duhet të niste pa lajmëruar dhe në sezon turistik, por me marrëveshje le të bëhej më pas.

"Po prishen në mënyrë selektive, në vend që të vijnë bashkia e qeveria të hapin sezonin turistik,  por vijnë të prishin. Nga ana ligjore duhet lajmërimi për prishjen 5 ditë para në mënyrë që të bëhen ndërhyrjet e duhura, por erdhën sot papritur dhe hedhin në erë gjithçka. Edhe pronarët dhe bashkitë dhe IKMT duhet të kishin bërë  një marrëveshje që krijon mundësi për të punuar për këtë sezon dhe më pas le të niste shkatërrimi i atyre që nuk duhen. U kërkova dokument për prishjen e objektit dhe nuk ma kanë paraqitur", tha Marku.

1591788480_VLIPOJE.jpg

Aksioni i IKMT në Velipojë

Nga ana tjetër nga ky aksion është përjashtuar IMT e Bashkisë Shkodër, e cila nuk është njoftuar për ndërhyrjen. Pavarësisht debateve e tensioneve, IKMT ka ndërhyrë duke prishur disa objekte në zonën e plazhit.

Pakënaqësitë e pronarëve të bizneseve lidhen edhe me faktin se ndërhyrjet bëhen pas nisjes se sezonit turistik dhe kjo mund të ndikojë në mbarëvajtjen e sezonit turistik ne plazhin e Velipojë. Në këtë zonë është parashikuar që sot të prishen 27 objekte dhe IKMT ka nisur aksionin për prishjen e tyre mëngjesin e sotëm.

Aksioni i IKMT për prishjen e objekteve pa leja ka vazhduar edhe në zonën bregdetare të Karaburunit, por në këtu nuk ka pasur rezistencë dhe prishja e objekteve ka vijuar sipas procedurës së inspektoratit pa ndalur punën.

1591788405_VLORE.jpg

Aksioni i IKMT në Karabarun

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juri: 11/06/2020 10:15

    IKMT eshte nje strukture leshi e mbushur me militante hajdute e te pashkolle qe nuk ekziston ne asnje vend tjeter,territori qeveriset nga pushteti lokal e jo nga leketqe i vene rames

    Përgjigju
  • vera: 10/06/2020 23:57

    BRAVO I qofte atij shefit te policise ,,qenka polic per tu marre shembull,,edi rama atij shefit duhet ti rritesh rrogen,,,qe I perzuri ata zaptuesit,,,edhe borxhli edhe tapuzli themi ne ketu ne tirane….

    Përgjigju
  • mazllumi: 10/06/2020 17:13

    PRESIDENTI ilegal meta duhet te dekoroje me medaljen e arte IKMT...si vjen zeri qenit te skraparit per punen e mire qe ka bere e po ben IKMT....

    Përgjigju
  • Turbo: 10/06/2020 13:02

    Cfare rendesie ka qe ndodh ne vere apo dimer? Ai qe ka shkelur ligjin, ka vjedhur (sepse vjedhje eshte) dhe ka sjelle demtim ne kurriz te territorit, mjedisit dhe ekonomise shqiptare duhet te ndalohet dhe denohet me cdo kusht. Keto njerez duhet te goditet fort deri sa te kuptojne qe nuk qendrojne mbi ligjin. E kane shkaterruar kete vend ne menyren me barbare dhe kane guxim te flasin edhe per sezonin turistik. Inkurajojme IKMT-ne te veproje edhe me fort dhe pa kompromis.

    Përgjigju
    • Tik Brahimi: 11/06/2020 00:23

      per rastin ne velipoje nuk kam informacion, kurse rastin e Karaburunit eshte ne te drejten e tij dhe ne pronen e tij shekullore si dukatas dhe ikmt-ja jote dhe e minjve te tjere te partise eshte totalisht ne shkelje te ligjit...njesoj jane gjithe mavropartite neoenveriste te 30 viteve qe e kane shkaterruar kete vend. Dukatit akoma sja japin çertifikaten e pronesise sepse kujtojne qe me ca ordinera dhe mercenare me uniforme mund te vjedhin pronat tona, por mos harro qe Dukati do ti shkerdhej partite dhe mbeshtetesit e tyre.

  • KIRI: 10/06/2020 12:46

    Ke sa te duash ndertime te paligjshme kudo ne bregdet o edi rama,,ne velipoje,,shengjin,,durres,,golem,qerret,,pishat e buta,,,spille,,vlore e sarande,,,edhe ne tirane Brenda unazes ke ndertime e locale sa te duash qe duhen prishur nje ore e me pare,,,shkatarruan vendin keta ndyresira maloke,,////shpellare u shofshi ...

    Përgjigju
  • Habar: 10/06/2020 12:44

    Zoti nikoll kur ju prishe te tjerve qeshje.

    Përgjigju
  • ymeri: 10/06/2020 12:40

    MALOKE TE QELBUR,,,PER CDO QE BEN QEVERIA KUNDERSHTONI NDYRESIRA ,,,SHPELLARE,,,RRACE ME E POSHTER NUK GJEN NE DYNJA,,,MERRINI PERPARA ME TRAKTOR KETA PLEHRA QE NA E SHKATARRUAN REREN,,,S'DIME KU TE VEME CADREN KUR SHKOJME NE PLAZH SEPSE I KANE ZENE KETA NDYRESIRA ME KIOSKA E LOKALE,,ZOTI JU VRAFTE MOR QENA,,RRFSH O EDI RAMA QE PO NA E PASTRON PLAZHIN NGA TOKA E XANUN,,,,,POR QEVERIA TE PRISHE DHE PRESTIGJE RESORT NE GOLEM SEPSE E KA NDERTUAR HOTELIN 7 KATESH KREJT MBI BREZIN E RERES,,,RERA ESHTE PASURI E POPULLIT DHE JO E HYSENBELLIUT QE BEN CFARE I TEKET NE GOLEM....

    Përgjigju
  • ymeri: 10/06/2020 12:22

    ORE C'FARE JANE DY OBJEKTE ASGJE,,,200.000 SHTEPI DHE PALLATE DUHEN SHEMBUR NE TE GJITHE SHQIPERINE.....

    Përgjigju
  • Greta: 10/06/2020 09:34

    Duhet te lironi qytetin nga ndertimet e shtesat pa leje,lulishtet e trotuaret.IKMT duhet te jrt e psvarur nga bashkia e korruptuar dhe te evidentoj ndertimet e liroj hapsirat publike qe jan zaptu nga kriminelet

    Përgjigju
  • Tani shkoder: 10/06/2020 08:31

    Tesh kujtohen kta per prishje se nuk i doli tan dimri!! Gjithmon i njejti avaz. Kto sikur punojn kunder turizmit se nuk ka mundsi me ken ndryshe! Injoranca sjell shkatrrim!

    Përgjigju
    • Qytetari: 10/06/2020 09:51

      Po plera prandaj ska per tu ber ndonjeher ky vend

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia