Ndryshimet kushtetuese, PD dorëzon në Kuvend amendamentet! Basha: 95 % e demokratëve më duan! S'dal në bazë të mbush sallat se s'dua të vë në pozitë inferioriteti Berishën

TIRANË- Lulzim Basha nuk do ta masë forcën përballë Sali Berishës duke zbritur në bazë.  Kreu i Partisë Demokratike, teksa shigjetoi foltoren e ish-liderit, tha se nuk është në garë për të parë se cili prej tyre mbush më shumë sallat. 

Basha shkon edhe më tej kur thotë se nuk e konsideron dorëheqjen pasi gëzon mbështetjen e shumicës dërrmuese të demokratëve.

Mbajtjen e Kuvendit Kombëtar nga mbështetësit e Berishës, Basha e komenton si thashethemnajë, ndërsa la të kuptohet se nuk do ta njohë në asnjë rrethanë.

Duke folur për projektligjin për ndryshimet kushtetuese, të cilin PD e depozitoi mesditën e kësaj të mërkure në Kuvend, Basha tha se demokratët kërkojnë pastrimin e politikës nga të korruptuarit, qofshin këta të majtë apo të djathtë. Në ndryshimet kushtetuese, demokratët kërkojnë ndryshim të hartës territoriale, por Basha konfirmoi se nuk ka ende një skicë të ndarjes së re administrative. Sa i përket ndryshimeve zgjedhore, krahas rikthimit të koalicioneve, Kreu i PD u shpreh se i qëndron bindjes se ligji elektoral duhet të shoqërohen me kufizim të mandatit të kryeministrit në 2 dhe president të zgjedhur nga populli.

"Para disa minutash PD ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese për 3 çështjet e rëndësishme. E para ka të bëjë me  reformën zgjedhore, përfshirë të gjitha aspektet e saj, çështja e sistemit për t'u dhënë shqiptarëve zgjedhje të ndershme dhe kthimin e vendit në shinat e demokracisë. Kjo ka të bëjë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut 2020, të kaluara pa vullnetin e opozitës. E dyta ka të bëjë me reformën territoriale që do të sjelle decantralizim të pushtetit lokal, ashtu si përmendej edhe në progres raportin e KE. Amendamenti ynë paraqet Bashki Rurale dhe Bashki urbane. Pak rëndësi ka nëse quhen komuna apo bashki rurale, por pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve dhe t'u çojmë shërbimet afër pa pasur nevojën të udhëtojmë më dhjetëra kilometra. E treta është vettingu i politikanëve", tha Basha.

Për herë të parë Basha pranoi se me shumicën socialiste do të ketë bashkëpunim. Sipas shefit të opozitës, reformat e propozuara do të duhet të miratohen edhe me konsensusin e kundërshtarëve politikë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Basha kritika drejtësisë së re: SPAK meriton 0, është shpenzuesi më i madh i parave të shqiptarëve

Kryetari PD-së Lulzim Basha ka kritikuar institucionet e drejtësisë, dukë thënë se SPAK ka shpenzuar miliona taksa të shqiptarëve dhe ka 0 rezultat.

‘SPAK mertion 0! Është shpenzimi më i madh i parave të shqiptarëve. SPAK qilim kuqi, për shkak të paradave që bën. Që të fillojë punën për të cilën paguhet, ruhet me makina, speciale, u kanë dhënë staf mbështetës, sekretare, po ju japim një shans për të cilin janë investuar taksat e shqiptarëve, amerikanë e europianëve. Po dëshmojmë se jo vetëm që nuk u trembemi institucioneve të drejtësisë, por po i mbështesim që të vijojnë punën.’- tha Basha.

Ora 14:01
Basha: Kryeministër jo më shumë se 8 vite! Presidenti të zgjidhet nga populli

Lulzim Basha tha se një kryeministër nuk mund të qëndrojë më shumë se 8 vite dhe presidenti duhet të zgjidhet nga populli.

“I qëndroj asaj që thash që mandati i kryeministrit duhet të jetë jo më shumë se 8 vite. Besoj se një president nga populli është një opsion që nuk duhet përjashtuar", tha Basha.

Ora 14:01
Basha: 95 % e demokratëve më duan! Nuk dal në bazë se s'dua të vë para inferioritetit Berishën

Kreu I PD-së. Lulzim Basha kur pyet për përçarjen brenda PD, ku Berisha ka dalë me 'Foltoren' e tij dhe pse nuk jep dorëheqjen tha se ai ka 95 % mbështetjen e demokratëve dhe se nuk do të dalë në bazë para anëtarësisë pasi nuk do të vë para inferioritetit Berishën.

“Nga sondazhet e mia, 95% e demokratëve duan të udhëheq betejën ndaj Rama-Doshi-Rakipi, e të udhëheq betejën për të dalë nga llumi i trazicionit. Kam dalë më shumë se çdo kryetar i PD në këtë 30 vite e do dal përsëri. Unë nuk jam nga ata që shfrytëzoj momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat më shumë, se e di që ajo është një garë e lehtë për mua. Nuk dua ta vendos z. Berisha në një pozitë inferioriteti. Situata dihet fare mirë. Vendimmarrja ka ardhur pas një vendimmarrje të SHBA. Interesit më të mirë të demokratëve dhe të nesërmes së shqiptarëve, të cilës nuk mund t’i shërbehet pa një PD të fortë, nuk i shërben përçarja e partisë për interesa personale të Bashës, edhe as të Berishës. Kjo është arsyeja pse jam vetëpërmbajtur e do vazhdoj të vetëpërmbahem, me besimin se siç jam i qartë unë e demokratët, janë të qartë edhe shqiptarët. Inatçorëve iu them se rruga pa krye ku janë futur dhe abuzimit që i bëjnë do iu vijë me faturën që s’ua kam dhënë këto tetë vite, politik sigurisht”, u shpreh Basha.", tha Basha

 

 

Ora 13:58
Basha: Platformë bashkëbisedimi me qytetarët për ndryshimet kushtetuese

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se do të krijojë një platformë ku do të kërkohet mendimi i qytetarëve lidhur me ndryshimet kushtetuese.

“Një reformë edhe më e thellë kushtetuese, është një domosdoshmëri dhe në Kuvendin Kombëtar të PD kam përsëritur vendosmërinë time dhe të ekipit tim që përmes një instrumenti bashkëbisedimi, dialogu, me pjesën e gjallë të shoqërisë, të bëjmë gati një reformë të thellë kushtetuese. Duhet zgjidhur edhe këto probleme, por urgjencat janë këto. Sot kemi një republikë të rënë dhe demokraci të vrarë më 25 prill. Një parlament që nuk është përfaqësues i qytetarëve. Çdo pasojë, që nga shtrenjtimi i çmimeve, zanafillën e ka nga kjo, kapja e Shqipërisë nga një grupi njerëzish", tha Basha.

Ora 13:47
A ka PD propozim për hartë të re të ndarjes territoriale? Basha: Po punojmë, kemi ngritur një grup që drejtohet nga Bardhi

 

Një grup pune i ngritur në Partinë Demokratike dhe që drejtohet nga Gazment Bardhi po punon për një propozim për hartën e re të ndarjes territoriale të Shqipërisë.

"PD ka ngritur një grup të brendshëm të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm me ekspertë nga më të mirët. Finalizimi i një dokumenti të brendshëm pune do të ecë në paralel me kërkesën tonë për ngritjen e komisionit të reformës territoriale. Të zhbëjmë atë që u bë dhe që sot qytetarët e vuajnë sepse ndonjëherë duhet të udhëtojnë qindra kilometra për të marrë një shërbim", tha Basha në konferencën për shtyp.

Ora 13:24
Vettingu i politikanëve, Basha: Nuk do kthehet në ‘gjueti shtrigash’, por do të pastrojë politikën nga krimi organizuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha gjatë një deklarate për mediat, vettingu i politikanëve do të bëhet në kushtet e proporcionalitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe nuk do të kthehet në gjueti shtrigash. Basha tha se e gjitha kjo do të garantojë pastrimin e politikës nga krimi.

‘Ky objektiv ka qenë i 2018 , është edhe sot. Ka një ndryshim themelor. Komisioni i Venecias ka thënë se qëllimi pse kërkohen këto ndryshime është i përligjshëm. Ka kërkuar që një proces i tillë të bëhet në kushtet e proporcionaliteti dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe mos të kthehet në një gjueti shtrigash, por të garantojë pastrimin e politikës nga ato politikanë të lidhur më krimin e organizuar, të cilët nuk i shërbejnë qytetarëve. Këtë detyrë ja kalojmë SPAK. Funksionimi i të cilit është në provë, janë investuar milionat e taksapaguesve, amerikanë, europianë dhe shqiptare, por edhe shpresa atyre ku politikanët e korruptuar nuk promovohen, por ndëshkohen. Të shkëputet krimi i organizuar nga politika. Ky është momenti që të ndahet shapi nga sheqeri. SPAK të marrë si fillim këta 200 e sa politikanë të lartë dhe t’i fusë në sitën e kontrollit të imtësishëm sa i përket lidhjes me krimin e organizuar, familjarëve, apo personave të tretë. Ajo që duhet është vullneti politik dhe ky është vullneti i PD-së. Edhe nëse do kisha votat, duhet te kishin konsensusin e të dyja palëve. Kush është i lidhur me krimin e korrupsionin duhet të ikë, s’ka rëndësi është demokrat ose socialist.’- tha Basha.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 20/10/2021 13:36

    Ky i kerkon a thua do shpetoje veten duke spastruar te tjeret. Ndersa Rama, ai eshte komplet ekzemplar. Nuk flet ne vete te trete, as ne emer te maxhorances apo partise. Jo or jo. Une, thote, do bej ose jo kete apo ate. Pra ne vete te pare. Megallomania do ta zere brenda, dhe gjithe jashtqitja qe ka hedhur lart ne dekada do ta mbuloje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod