Ndryshimet në kodin penal deri me burgim për koronavirusin, qytetarët: Vendim i drejtë, kush thyen rregullat të përgjigjet

Ndryshimet në kodin penal që parashikojnë deri në heqje liri për këdo që thyen rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë së Covid 19 janë e vetmja mënyrë për të fituar këtë betejë.

Ka qenë ky opinion i qytetarëve për mikrofonin e ReportTV lidhur me ndryshimet e reja të propozuar nga qeveria e që priten të hyjnë në fuqi në fundin e javës së ardhshme.

Ndërsa nuk mungua as ato zëra që mendojnë se këto ndryshime janë të ekzagjëruara dhe se tashmë beteja me Covid 19 është fituar.

“Shumë vendim i saktë, vendim i drejtë, mënyrë e duhur në kohën e duhur, vendime dhe veprime shumë të sakta.

Kush thyen rregullat dhe kush merr jetë njerzish duhet të përgjigjet me ligj. Masën po nuk e shkele nuk të bën gjë po e shkele do përgjigjesh.

Shumë të mira. A mendoni se kjo është mënyra e duhur për të fituar këtë betejë me virusin e rrezikshëm? Sot për sot më e mira.

Pak e ekzagjeruar si vendim, megjithatë… Tani po e fitojmë betejën, u fitua beteja 500 vetë gjithsej janë ato kalon dhe kjo situatë, pothuajse e kemi fituar betejën.” – u shprehën disa nga qytetarët.

Me ndryshimet e reja kush nuk i bbindet urdhrave ndëshkohët me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Nëse shkelja përsëritet shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg ndërsa nëse thyerja e rregullave rrezikon jetën ose shkakton vdekjen e një personi tjetër dënimi është nga 1 deri në 5 vite burg.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jan: 12/04/2020 19:51

    po ku ke pa ti ti sekuestrosh makinen ?ku ke pa ti ti marssh dhe buliken e gojes pse se nxorri dhe ligjin qe ti mar shtepine !ai qe del del se ska jo se do per pordh po per hall !hiq taksat hiq tatim qeran ul kamaten e dritave ndihmo dhe shif !si nuk u bem iher njr po normal se me kto we qeverisim ska per hjith po vec per bosat dhe per miqt

    Përgjigju
  • Julian tomorri: 12/04/2020 18:02

    Masa duhen mare. Por jo ekstrem! Sepse njerezit kan nevoje te ndjehen te lire. Psh.. un jam krye familjar dhe nuk jam i infektuar as un dhe asnje tje nga familja ime, ateher perse un duhet te kufizohem ne mase, i izoluar per gjithca un nuk jam person i rrezikshem per publikun dhe nuk bej ndonje rrezik per te tje nqs un levis me makin lirisht ne te gjith teritorin e shqiperis dhe te zbatoj rregullat e mbrojtjes. Per cfare arsye me mbajn mua dhe familjen time te izoluar? Dhe shum familje te tje.

    Përgjigju
  • No one: 12/04/2020 16:54

    Po cfare i drejte mor monstra si mund te jete i drejte? Jeni ne vete apo jo?

    Përgjigju
  • goni: 12/04/2020 15:52

    nuk behet ligji se mendojne 5 spordhiak se vendimi eshte i drejte . ligjet ne kete vend muti jan vetem per shtresen e ulet se te tjeret i bejne rreshtore policit dhe shefave te policise qe jan barkzgjosur dhe te korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik