Ndryshimet në Kodin Penal, Yuri Kim: Parlamenti finalizoi sot marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore! Mbështesim mbajtjen e zgjedhjeve të lira

Ndryshimet në Kodin Penal, Yuri Kim: Parlamenti finalizoi sot marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore! Mbështesim mbajtjen e zgjedhjeve të lira

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përgëzuar miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, që përfshinin edhe disa pika të arritur nga marrëveshja e 5 qershorit mes partive politike për reformën zgjedhore. Kim shkruan se SHBA do të mbështesë fuqimisht një proces transparent që do të garantojnë zgjedhje të lira.

"Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes  5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 prill", shkruan Kim.

Në ndryshimet për Kodin Penal, që u miratuan me 91 vota pro dhe 9 kundër, u shtua sot një amendament që ka të bëjë me faljen e të akuzuarve për krime zgjedhore që denoncojnë të tjerë. Kuvendi miratoi të gjitha ndryshimet dhe amendamentet në Kodin Penal në kuadër të marrëveshjes së 5 qershorit të arritur mes shumicës dhe opozitës jashtëparlamentare. Këto ndryshime përfshijnë forcimin e masave ndaj abuzuesve, duke forcuar mbrojtjen ndaj sinjalizuesve, duke mbështetur bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe duke ia kaluar SPAK-ut kompetencat për krimet zgjedhore gjatë periudhës zgjedhore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq