Kryemadhi për Metën: Nuk ia kërkoj shpërndarjen e parlamentit! Do të ndodhë me 25 prill! LSI do ketë logon e saj në fletën e votimit

TIRANË- Për kryetaren e LSI-së, fundi i kësaj qeverie është me 25 prill, e në mbështetje të kësaj, e gjen edhe një arsye, përse Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur së fundmi me akuza e kundërakuza.

"Sulmet që i bën Z. Rama Z. Meta unë i shikoj si një ftesë për të hyrë dhe për bërë Pazar për kokën e tij, por këtu nuk është çështje pazari", tha ajo. Ndërsa Partia Demokratike është në fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë mbi propozimet e anëtarësia, Lëvizja Socialiste për Integrim, ende nuk e ka të qartë se si do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, e vetme, apo në një listë të përbashkët me opozitën e bashkuar. Për Monika Kryemadhin e qartë është se logoja e LSI-së nuk do i mungojë fletës së votimit.

Teksa e gjithë politika vlon mbi kodin e ri zgjedhor, që edhe pse presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do e kthejë për rishqyrtim, ende nuke ka bërë fakt, për Kryemadhin, problemi i fundit, është Kodi! "Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.

Mbi këtë linjë, kryetarja e LSI-së nuk e ka opsion që t'i kërkojë bashkëshortit president shpërndarjen e parlamentit nëse nuk sheh reflektim nga mazhoranca për marrëveshjen e 5 qershorit.  “Kam përgjegjësi për djegien e mandateve, nuk ia kërkojë kurrë shpërndarjen e parlamentit, por respektimin e kushtetutën mesa shoh ka pozicionin e tij politik, shpërndarja e parlamentit ndodh më 25 prill", tha ajo. 

Një përgjigje e pati dhe për kërkesën surprizë ndja Metës, të aleatit të Lulzim Bashës, kreut të republikanëve Fatmir Mediu që të shpërndajë parlamentin.  Një koment, Kryemadhi e pati edhe për dhënien e mbi 400 nënshtetësive shqiptare me procedurë të përshpejtuar pa plotësuar kushtet ligjore, por këtë radhë, si bashkëshorte e Presidentit Meta, dhe jo si politikane. "Pyesni presidencën, por me aq sa kam lexuar mes individëve dhe mediave, çdo person që është firmosur ka ardhur me rekomandim nga ministritë përkatëse, për aq sa e njoh Ilir Metën, as për fëmijën e vet nuk e shkel ligjin", shtoi ajo. 

Në dhjetor LSI do të mbajë Konventën, në të cilën do të merren vendime të rëndësishme për përballjen elektorale të 25 prillit, siç paralajmëroi Kryemadhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:40
Kryemadhi: Me Kodin e ri Zgjedhor fitojmë 100 deputetë!

1603183870_monika4.jpg

Teksa nga njëra anë kanë dalë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nga ana tjetër, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se bindur se opozita do të marrë 100 deputetë. Se si, formulën tha se do e shpjegonte më vonë.

“Të jeni të bindur që fuqia e opozitës nuk matet me çështjet e taktikave elektorale. Fuqia e grupimeve të të majtës dhe të djathtës, që nuk është thjesht një strukturë e majtë apo e djathtë, por është gjithë fuqia e spektrit politik ndaj një grupi me pesë vetë, që po grabit Shqipërinë. Deri më 5 dhjetor, kur do të jetë Konventa e LSI, që do të marrë dhe vendimin për të vazhduar më tej, nuk mund të flas. Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, sepse qëllimi i shqiptarëve është çlirimi i Shqipërisë nga thundra kriminale. Ajo që unë mendoj sot dhe që e hasim çdo ditë me qytetarët është se një nga problemet e mëdha të tyre nuk është si do zgjidhen deputetët, por ekonomia, mungesa e punës, si dhe shpopullimi, largimi i fëmijëve dhe mosdëshira për t’u kthyer në Shqipëri. Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.

Ora 11:30
Kryemadhi: Nuk ia kërkoj Metës shpërndarjen e parlamentit! Ajo ndodh në 25 prill

Teksa presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar shpërndarjen e parlamentit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se ky nuk do ishte një vendim i drejtë, kjo sepse ai parlament sipas saj nuk funksionon.

"Kam përgjegjësi për djegien e mandateve, nuk ia kërkojë kurrë shpërndarjen e parlamentit, por respektimin e kushtetutën mesa shoh ka pozicionin e tij politik, shpërndarja e parlamentit ndodh më 25 prill, ne duhet të punojmë shumë që të takojmë shqiptarët se 99% janë kundër Ramës, ato duhet të shkojnë drejt vizionit drejt të ardhmes, shpërndarja e një parlamenti që është vëtë shpërndarë nuk ia vlen të kthesh në debat politik që ose janë peng i dosjeve të krimit, ose i presioneve dhe shantazheve. Uë do të theksoja që sot më shumë se kurrë, duhet të fillojmë të numërojmë mbrapsht datën 25 prill", tha Kryemadhi.

Ora 11:23
Kryemadhi si Meta: Çdo njeri që në politikë e ndjen veten peng të dikujt duhet të largohet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se Rama duhet të largohet, pasi është peng i politikës dhe kushdo që është peng duhet të largohet.

"Rama është peng dhe duhet të largohet. Cdo njeri që në politikë e ndjen veten peng të dikujt duhet të largohet. Rama është peng i politikës", tha kryemadhi.

Ora 11:23
Skandali me nënshtetësitë/ Kryemadhi i del në mbrojtje Metës: Ai nuk shkel ligjin as për fëmijët e tij!

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, Meta nuk ka shkelur ligjin në dhënien e nënshtetësive shqiptare.

"Pyesni presidencën, por me aq sa kam lexuar mes individëve dhe mediave, çdo person që është firmosur ka ardhur me rekomandim nga ministritë përkatëse, për aq sa e njoh Ilir Metën, as për fëmijën e vet nuk e shkel ligjin, jam i bindur që për procesin e pasaportave, është një taktikë mediative që këtë kompetencë ta marrë Ministria e Brendshme për t'iu dhënë kriminalëve që Anti Mafia Italiane janë denoncuar dhe janë pjesë të raporteve jo vetëm të DASH", tha Kryemadhi.

Ora 11:20
Kryemadhi si Meta: Çdo njeri që në politikë e ndjen veten peng të dikujt duhet të largohet

Kryemadhi si Meta: Çdo njeri që në politikë e ndjen veten peng të dikujt duhet të largohet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se Rama duhet të largohet, pasi është peng i politikës dhe kushdo që është peng duhet të largohet.

"Rama është peng dhe duhet të largohet. Cdo njeri që në politikë e ndjen veten peng të dikujt duhet të largohet. Rama është peng i politikës", tha kryemadhi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 21/10/2020 08:43

    Fjalori i Mones, Lulit dhe Ilirit perbehet maksimumi nga 200-300 fjale qe gjysma e tyre jane sinonime te gjysmes tjeter. Edhe nje gjimnazist e ka fjalorin me te pasur se te gjithe keta bashke. Asnje vizion, asnje ide, veç akuza dhe perpjekje per te fshire te shkuaren dhe te tashmen e tyre plot korrupsion dhe krim a thua rane sot nga qielli ne Shqiperi. Trashin zerin sikur do bejne namin, por sikurse thote Nora e perlotur nga fjalimet e Metes "keta te hane mune".

    Përgjigju
  • Iris: 20/10/2020 23:47

    Prandaj u larguat ju te gjithe nga kuvendi dhe I late mandatet,se ishit peng te elektoratit?!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 20/10/2020 15:54

    Ata nga PSi dime.na thua dot cilet nga keta qe futet ne parlament jane te lidhur me krimin dhe korupsionin?me emra.nga ata qe lane mandatet ca i dime.psh.nafije dybek baxhella me pseudonimin kokemadhja.sali berisha,lulzim basha,fatmir gerdeci(i nderron shpesh mbiemrat,seç ka ca probleme te vogla andej nga italia).do me per belulin?

    Përgjigju
    • tosi: 20/10/2020 19:17

      Nafije dybekut baxhelles mjeket i paskan hequr jo vetem bajamet por i kane bere dhe lavazh trurit, shikojeni si flet percart, do fitoj 100 mandate opozita rrugore qe po kapi 34 bashke me kete te timin eshte ne rregull

  • robi: 20/10/2020 14:30

    E paska shtyre daten e konventes Nafija , duket se nga truri nuk eshte mire, flet mrroklla, do fitoje 100 mandate, 100 morra do fitosh moj gruaja me gojepiset e planetit, shkofsh ne ferr moj gruaja me e urryer e Shqiptareve

    Përgjigju
  • spak: 20/10/2020 14:16

    oh zot ne dore te kujt kemi ra . cohu o popull e djegi keto kalbsira

    Përgjigju
  • Thanoja: 20/10/2020 11:54

    Per femijet mbase se shkel, ama per ato dreq euro e ku i dihet dhe e shkel

    Përgjigju
  • Mos fol me se e zhyte: 20/10/2020 11:48

    Aman mos fol me se e zhyte Meten, para se te vije ti kishte nje parti te respektuar e te votuar, qe ofronte stabilitet ndersa tani e ke kthyer ne karikature. Duket dhe influenca jote e keqe te iliri gjithnje e me shume ne deklaratat percart. Dikur ishte qetesi e dashuri tani del me deklaratat e ulta qe ja shkruan Zedhenesi i mbaruar qe Ilirit nuk i kane hije! Jep doreheqjen sa me pare e lejea Petrit Vasilit partine!

    Përgjigju
  • Ariu: 20/10/2020 11:48

    Hahahahahahahahaha hahahahaha o ca baxhellë femër, le që ca flas dhe unë kjo është burrë, se feminilitet nuk ka kjo surat cizmja.

    Përgjigju
    • tosi: 20/10/2020 14:32

      Po cfare trupi te shpifur kishte Nafija, kur del me xhinse i dalin kembet e shtrembeta dhe kryqet e thyera si Kejdi dhembcakallja

  • Agim Cupja: 20/10/2020 11:04

    Lot...

    Përgjigju
    • robi: 20/10/2020 19:21

      Po vrimat e hundes se Nafije dybekut, taman si hunde luani, me te trembur , o zot sa e shpifur, grua e neveritshme

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv