Shmangën ‘e-Albania’ e futën në klasë të parë fëmijët nën 6 vjeç, Ministria: Drejtorët do penalizohen! Asnjë nxënës s'përjashtohet, AKSHI do t’i regjistrojë manualisht

Denoncimi në rrjetet sociale i një prindi nxjerr në pah se disa drejtues të shkollave publike dhe private në vend, kanë regjistruar fëmijë në klasë të parë, në shkelje me ligjin.

Drejtuesit e disa shkollave duke shmangur regjistrimin online në ‘E-Albania’ kanë regjistrur në klasë të parë fëmijë 5-vjeçarë që mbushin moshën 6-vjeçare brenda muajit dhjetor. Në fakt, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e prindërve që fëmijët e tyre të regjistrohen në shkollë ende pa mbushur 6 vjeç duke qenë se i kanë fituar njohuritë bazë përmes parashkollorit. Por ky ndryshim ligjor ende nuk ka hyrë në fuqi, dhe burime nga Ministria e Arsimit theksuan se kjo mundësi, për të regjistruar në shtator 5-vjeçarët që bëjnë 6 vjeç deri në dhjetor, mund të hyjë në fuqi shtatorin e vitit 2024. 

Prindi në fjalë Albano Stolaj, i një shkolle private në Tiranë, thotë në denoncimin e tij, se drejtuesit e shkollës i kanë kërkuar që fëmija të ndërpresë shkollën dhe të nisë sërish nga e para klasën e parë në muajin shtator. Kontaktuar nga Report Tv, ministria e Arsimit theksoi se pavarësisht se është shkelur ligji asnjë fëmijë nuk do të penalizohet, dhe do ta përfundojë vitin duke u regjistruar në shtator për në klasën e dytë. 

Ky paralajmërim për përjashtim duket se vjen si pasojë e frikës që drejtuesit e shkollës kanë ndaj penalizimeve që do të merren ndaj tyre – theksuan burime nga Ministria e Arsimit – se fëmija i prindit që ka bërë denoncimin dhe askush tjetër që ka të njëjtin shqetësim, nuk do të ndërpresë vitin shkollor. Në një shkresë zyrtarë të siguruar nga Report Tv,  Ministria e Arsimit i ka kërkuar Agjencisë Kombëtare të Informacionit që të mundësojë sa më parë regjistrimin manual të këtyre nxënësve.

‘Ministria e Arsimit dhe Sportit konstaton se aktualisht në disa shkolla janë pranuar dhe vijojnë mësimin në klasat e para nxënës të cilët nuk u regjistruan në SMIP, (Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar), pasi nuk përmbushnin kriterin e moshës së përcaktuar për pranimet në klasën e parë. Nga ana e MAS-it për të gjitha rastet e pranimit të nxënësve në klasë të parë në kundërshtim me aktet Iligjore e nënligjore përkatëse dhe në shkelje të procedurave të përcaktuara, do të marren masa ndaj drejtuesve të shkollave publike e private, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi. Nisur nga fakti që këta fëmijë janë në sistem, kanë ndjekur mësimet e janë vlerësuar për periudhën e parë të vitit shkollor. si dhe duke vlerësuar si parësore dhe shumë të rëndësishme mirëqenien psikosociale të nxënësve. mbështetjen dhe bashkëpunimin me prindërit dhe komunitetin, kërkojmë që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit të mundësojë sa më parë regjistrimin manual të këtyre nxënësve në SMIP.’- njofton Ministria e Arsimit.

Nisma për ndryshimet ligjore u hodh në konsultim në korrik të vitit të kaluar për ndryshimin e ligjit të vitit 2012 për arsimin parauniversitar, e cila është hedhur për konsultim publik për të parë nëse prindërit janë dakord me këtë propozim të ri, por ende ndryshimet nuk janë miratuar.

Kërkesa e Ministrisë së Arsimit për AKSHIN për rregjistrimin manual të nxënësve

 

Kërkesa e Ministrisë së Arsimit për AKSHIN për rregjistrimin manual të nxënësve të klasës së parë

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nje mendim me teper: 20/01/2023 19:31

    Ne baze te Ligjit Nr. 69/2012, PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, Neni 21 Arsimi parashkollor ndiqet nga fëmijët e moshës nga tre deri në gjashtë vjeç. Keta femije qe mbushin 6 vjec deri ne dhjetor , cfare duhet te bejne me pas, as ne shkolle, as ne parashkollor.... Vendet e tjera e kane te detyrueshem regjistrimin ne klasen e pare per femijte qe mbushin 6 vjec perpara fillimit te vitit te ri shkollor, per ata qe mbushin 6 vjec deri ne fund te dhjetorit e lene ne kompetencen e prinderve. Edhe Kosova, me te cilen unifikuam Abetaren, per keta femije ( qe mbushin 6 vjec deri ne dhjetor) ngrejne nje komision qe vlereson dijet e ketyre femijeve, ne se prinderit duan qe t'i regjistrojne ne shkolle. Pra, duke pare ligjin,do te mendoja se ka me shume nevoje per interpretim me ane te akteve nenligjore se sa t'u versulesh disa drejtoreve....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Ulje temperaturash, ndërsa pasditja sjell reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Ulje temperaturash, ndërsa pasditja sjell reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot