Ndryshimi i adresave, Kaso në Report Tv: Rama po përgatitet të manipulojë zgjedhjet, ndërkombëtarët janë të shqetësuar

Eksperti i PD-së Ivi Kaso, ka folur në studion e Report Tv tek "5 pyetjet nga Babaramo", në lidhje me ndryshimin e adresave të votuesve, që sipas tij është në kundërshtim me ligjin. 

Sipas tij, kryeministri Rama po përgatitet që të manipulojë zgjedhjet, sëbashku me ministrin Sandër Lleshaj. Kaso ka sqaruar me detaje se pse ndryshimi i adresave tregon se kemi të bëjmë me një proces të manipuluar.

Më tej ai është shprehur se edhe ndërkombëtarët janë të shqetësuar për këtë çështje, prandaj i kanë kërkuar sqarime ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Babaramo: Keni thënë se kryeministri Rama po përgatit një operacion manipulimi të zgjedhjeve?

Kaso: Është e vërtetë, kemi prova për këtë.

Babaramo: Keni thënë se po manipulon listat e zgjedhësve, doli ministri i Brendshëm, doli drejtori i gjendjes civile dhe tha se lista e zgjedhësve nuk ka ndryshuar, ka pasur vetëm saktësime të adresave?

Kaso: Të falënderoj për pyetjen, më jep mundësi që të ngre disa shqetësime të tjera përsa i përket procesit zgjedhor, i cili po lind në premisat më të këqija të mundshme. Thyerja e konsensusit, ndryshimi i rregullave të lojës, iku e madhja. Manipulime me listat e zgjedhësve, kemi informacione ne, kanë informacione edhe ndërkombëtarët. Nuk është i rastësishëm edhe interesimi i partnerëve ndërkombëtarë deri tek ministri. Në qoftë se kemi një Ministër të Brendshëm, i cili nuk di të bëjë diferencën midis adresës dhe vendbanimit nuk është faji im. Ai asnjë ditë nuk do të kishte qenë ministër i Brendshëm dhe këtë e ka provuar me sjelljen e tij ndaj tubimeve të opozitës, ku ka dhunuar opozitën dhe për këtë jo vetëm që do të marrë faturën ligjore në rast se do të ketë drejtësi në këtë vend, por ka marrë edhe mbiemrin që sot rëndomtë e përdorin të gjithë shqiptarët. E quajnë 'Llesh Kimiku" të gjithë shqiptarët.

Ky ministër i brendshëm del tani dhe tenton që t'i tregojë vendin opozitës duke i thënë që neve kemi ndryshuar adresa dhe se çfarë bën një status të çuditshëm ku ngatërron adresat me vendbanimin, ndërkohë që me lidh në Republikën e Shqipërisë, vendbanimi është vetëm 1. Personi mund të ketë disa adresa, pra mund të ketë disa prona, por vetëm njërën prej tyre ka të drejtë që të zgjedhë si vendbanim dhe në momentin që zgjedh një vendbanim të caktuar, voton pranë qendrës së votimit që është në zonën e tij. Nëse ti ke atë vendbanim qendra më e afërt e votimit pranë banimit tënd është qendra ku ti voton. Nuk ka ndryshuar adresat, por me pretekstin se po bëjnë popullimin e sistemit të adresave, një gjë që kanë pasur kohë 7 vjet për ta bërë, sepse ishte një proces i financuar nga qeveria austriake dhe i lënë gati nga qeveria Berisha, në momentin e ndryshimit të mazhorancës qeverisëse, nuk e kanë bërë për 7 vite e gjysmë dhe kujtohen që ta bëjnë me nxitim 7 muaj përpara përpara zgjedhjeve qindra votues të Partisë Socialiste, pa dijeninë e tyre dhe pa kërkesën e tyre në kundërshtim flagrant me ligjin, atje ku kanë një pronë ose ku kanë një adresë tjetër ose ata ose familjarë të tyre dhe ëhstë një operacion i cili ëhstë bërë në mënyrë të kalkuluar dhe ka targetuar, ka shënjestruar vetëm zgjedhës të njohur ose mbështetës të njohur të opozitës. Janë me qindra raste të cilat janë bërë publike, në dijeninë tonë ka pasur vetëm 2 emisione investigative që as janë sponsorizuar dhe as janë shtyrë nga opozita, që kanë ngritur problematikën, ka patur përfaqësi diplomatike të shqetësuar se marrin ehe ata të njëjtin informacion që kemi neve dhe kanë shkuar kanë kërkuar llogari ntek ministri dhe kemi patur një ministër i cili në reagimin publik nuk ka ditur që të dallojë adresën me vendbanimin dhe për më tepër ka gënjyer në sy partnerët ndërkombëtarë që kanë qenë të shqetësuar si ne. Opozita ka çuar kallëzimin penal, tashmë që krimi zgjedhor me ndryshimet e 5 qershorit, është bërë krim i cili ndiqet dhe është nën kompetencën e  SPAK dhe BKH-së, ka çuar kallëzimin penal për ministrin dhe për drejtorin e Gjendjes Civile në SPAK. Të shkojnë dhe të përballen.

Së dyti, në momentin që KQZ-ja e re do të jetë funksionale, sot u miratua për fat të mirë, shpresojmë që në ditët në vijim të kryerjes së detyrës funksionale. Një nga detyrat e para është që duhet të bëjë është që të garantojë emërimin e auditëve teknicienë, auditë këta që propozohen nga forcat politike janë profesionistë të pavarur, miratohen me vendim nga KQZ-ja dhe shkojnë jo vetëm në drejtorinë e përgjithshme të Gjendjes Civile por edhe të shkojnë  regjistrat  e gjendjes Civile dhe të kapin e të shikojnë dhe të gjitha këto ndryshime që janë bërë pa dijeninë e qytetarëve. Më besoni kanë për të gjetur çudira, sepse ligji sot parashikon që një qytetar të ndryshojë vendbanimin duhet të ketë së paku jo vetëm një adresë tjetër, ose kontratë qiraje, por mbi të gjitha duhet të ketë një kërkesë të firmosur nga vetë ai që do të ndryshojë vendbanimin. Kemi me qindra edhe personazhe publikë, një analist i dëgjuar lexova para pak ditësh që thotë se kam 30 vjet që votoj në Tiranë dhe ma kanë çuar vendbanimin në Lezhë. Opozita do t'i shkojë kësaj çështje deri në fund.


Lajmi kryesor:

Kodi i ri Zgjedhor, eksperti i PD në Report Tv: Rama ia arriti qëllimit të heqë koalicionet, sot s'u respektua 5 qershori


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës