Ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, tërhiqet Vetëvendosja

Vetëvendosje është tërhequr nga miratimi I Ligjit të ri për Zgjedhjet. Vendimi është marrë pas takimit të zhvilluar mes ushtruesit të detyrës së presidentit, Glauk Konjufca me kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten për president Vjosa Osmani.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të dërguar nga presidenca për mediat vendase.

” Për ta krijuar një atmosferë të domosdoshme mirëbesimi para se të hyjmë në këtë proces, ata më premtuan dhe garantuan që gjithçka ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore”, thuhet në deklaratën e presidencës.  

Në publikim e presidencës theksohet se ata do të  kujdesen që opozita të mos e bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Pas vullnetit të qartë që e shprehu mbrëmë opozita me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës, nuk mbetet tjetër veçse të sigurohemi që mazhoranca e Kuvendit të garantojë që mos bëjë asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën në këtë aspekt, kurse opozita që nuk do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentin, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të përsëritura”, theksohet në deklaratën e presidencës.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i aprovuar në Komisionin Legjislativ, nuk arriti të kalojë dje në Kuvendin e Kosovës, duke shkaktuar kundërshti të shumta në partitë politike në vend. LDK, kërcënoi me mospjesëmarrje në votimin e presidentit të vendit ndërkohë që PDK dhe AAK e dënuan rëndë një hap të tillë .

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions/ Surprizon Carlo Ancelotti, merr në Angli lojtarin që s'mund të luaj kundër Manchester Cityt

Champions/ Surprizon Carlo Ancelotti, merr në Angli lojtarin që s'mund të luaj kundër Manchester Cityt