Ndryshon ligji/ Kush ka pagë mujore bruto 100 mijë lekë do dorëzojë deklaratën e të ardhurave

TIRANË- Të gjithë të punësuarit në vend që kanë pagë mujore bruto prej 100 mijë lekësh, do të plotësojnë deklaratën e të ardhurave individuale (DIVA). Ky ndryshim ligjor është propozuar në draftin e ri të Tatimit mbi të ardhurat që është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave.

Aktualisht të gjithë qytetarët që sigurojnë mbi 2 milionë lekë të ardhura vjetore nga punësimi janë të detyruar të dorëzojnë pranë organeve tatimore deklaratën e të ardhurave, ndërsa propozimi i bërë nga Ministria e Financave e ul këtë prag dhe përcakton detyrimin që të gjithë qytetarët që kanë të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë, do të duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë DIVA-n.

“Një person është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore të tij/saj janë: a. Më shumë se 1,200,000 lekë e të ardhurave bruto nga punësimi, ose b. Më shumë se 50,000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim”, thuhet në projektligjin që po konsultohet.

Këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, dhe me këtë ndryshim ligjor pritet të shtohet numri i qytetarëve që e kanë detyrim plotësimin e deklaratës. Qytetarët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë, nuk do të kenë kosto shtesë për të paguar, në momentin e plotësimit të DIVA-s, pasi detyrimet tatimore i kanë shlyer gjatë vitit.

Vetëm këtë vit e kishin detyrimin të dorëzonin deklaratën e të ardhurave individuale 13.521 të punësuar me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë që konsiderohen edhe milionerët e vegjël, si dhe 68,657 individë të dy-punësuar.

Sipas tatimeve deklarimi i të ardhurave, përveçse është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij. Zgjerimi i numrit të subjekteve që duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë DIVA-n krijon edhe një regjistër më të madh mbi pasurinë e qytetarëve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alket: 23/06/2022 08:26

    Po cfare dreqin beni keshtu o shtet leshi. Ata qe jane te punesuar ua dini pagen cdo muaj, se i tatoni. Nga ana tjeter keni nje ligj qe smund te marresh para pa leshuar nje fature, pra duhet te kesh Nipt. Pse ua nxini jeten qytetareve kot se koti. Thjesht mblidhni informacion per patronazhistet dhe firmat e ndertimjt. Keni marre fund nga trute, perfundimisht. Mos harroni, sa me lart ngjiteni, aq me te dhimshme do ta keni renien

    Përgjigju
  • Miri: 22/06/2022 21:21

    He me boll me kto ndryshime ligjesh. Jo deklaro jo mos deklaro, jo tatim 0 jo tatim 15%. Skeni buxhet se e keni vjedhur edhe shpikni ligje e rregulla. Na hapet barkun me kto

    Përgjigju
  • Dordomusi: 22/06/2022 21:21

    Po ca informaliteti do luftoni ju mor ju qr… Ketu sapo iku nje drejtor i krimit ekonomik se i rropi njerzit, ky tjetri sa erdhi pa u ulur mire ne karrige i voli gjobat qe shkojne nga 10 mije € muaji neper 20-30 call centera forex qe vazhdojne te rrjepin lirshem e hapur qytetaret europian…e doni integrim ju

    Përgjigju
  • RAMALIU: 22/06/2022 19:38

    Po shume bukur do i deklarojne e do i paguajne te gjitha dhe ju me shume profesionalizem nxirrini emrat te gjitheve qe pastaj ti vjerdhin e ti grabisn perdite....i pari shteti pastaj hajdutat e mashtrusat dora dyte...pfff shtet katrahure

    Përgjigju
  • Deklarata idiote: 22/06/2022 19:03

    Kjo eshte fiks si shprehja: "Si te gjendet kola ne pune" E pse duhet me deklaruar te ardhurat kur ato jane te deklaruara nje here tek tatimet nga punedhenesi, keto jane vec arna te sistemit propagandistik qe ben gjasme se lufton informalitetin. Nderjohe qe cmimet dhe kostoja e jeteses eshte rritur me rreth 40% formulari i deklarimit shkon ne permjestim te zhdrejte, duke e ulur pragun me 40%, dhe pse kot, gjasme po punojne. Po kur quajne mikioneret e rinj qe marrin paga mbi 200.000 leke me te cilat nuk te japin kredi as per hyrje tek astiri pa nja 2 dorezanes. Imagjinoni milioneret qe nuk blejne dot as nje apartament per 20 vjet pune pa llogaritur shpenzime te tjera!? Tani lind pyetja keto hyrjet e bumit ndertimor kush i blen!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë