Ndryshon ligji/ Sportistët shqiptarë do të bëhen pjesë e ushtrisë, ata me rekorde do të marrin direkt gradën kolonel, ja kush përjashtohet 

Sportistët elitarë shqiptarë do të kenë mundësi të bëhej pjesë e ushtrisë shqiptare, duke krijuar një strukturë të posaçme në Forcat e Armatosura. Kështu parashikon një nismë ligjore, e cila parashikon ndryshimin e ligjit nr. 59/2014 për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, me qëllim për të hapur dyert e ushtrisë për sportistët. Nisma ligjore është hartuar nga një grup pune ngritur me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, ndërsa do të dërgohet për mendim në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Në Forcat e Armatosura do të pranohen vetëm sportistët e nivelit të lartë, me kusht që te këtë shtetësinë shqiptare dhe të ketë arritur rezultate të larta në aktivitete sportive kombëtare apo ndërkombëtare. Sportistët që do të pranojë të bëhej pjesë e FA-ve do t’u jepet një gradë honorifike, vetëm për efekt page, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes dhe me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Sportisti e mban gradën honorifike për sa kohë është sportist aktiv. Me humbjen e statusit sportisti aktiv, ai ndërpret marrëdhëniet financiare me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.

Sportistët që thyejnë një rekord olimpik, botëror apo evropian, që marrin vendin e parë në kampionatin evropian, vendin e parë, të dytë dhe të tretë në Lojërat Olimpike dhe kampionatet botërore, do të marrin gradën kolonel.

Sportistët e vendit të dytë deri dhe të tretë në kampionatin evropian, si dhe të vendit të katërt deri në vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike, do marrin gradën nënkolonel. Sportistët që zënë vendin e shtatë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike, vendin e katërt deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore dhe vendin e parë në Lojërat Mesdhetare, do marrin gradën major.

“Këto ndryshime i shërbejnë njohjes së kontributit të sportistëve në promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare përmes performancës së tyre, si dhe në përmirësimin e mënyrës së menaxhimit të karrierës së ushtarakëve aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Nisma ligjore, pas procesit të konsultimit, do të shkojë për miratim në qeveri dhe më pas do të depozitohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.

Nisma ligjore për futjen e sportistëve në ushtri

(Kliko këtu) Nisma ligjore për futjen e sportistëve në ushtri

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 02/07/2022 18:27

    dmth nje atlet qe per 20 vjet i jep vendit pafund medalje ,pas terheqjes nga sporti nuk perfiton me asgje ???Nuk i vlen me shoqerise??Ndersa nje deputet qe ka mbi dy mandate gezon nje pjese page per pothuaj gjithe jeten??? ligje prej leshi njesoj si iniciatori ....

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/07/2022 18:09

    A mos u kthye komunizmi Putinist në SHQIPËRI, a qfar po ndodhë…?

    Përgjigju
    • Kent: 02/07/2022 21:20

      Po Pirro Dhima qe greqia i ka dhe e graden gjeneral,cfare dallimi ja nga sportistet tone ekitar?. Pse edhe keta mos e gezojne nje gje te tille??

  • Mendja apo Forca: 02/07/2022 17:55

    Shumë ligj i mire ! A duhet ata qe jane me grada shkencore Prof Doktor etj të marrin edhe ata grade kolonel direkt ! Pra një shkenctar ne ushtri bëhet nenkolonel! Jo vetëm sport por edhe taktikë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë