Ndryshon Reforma në Drejtësi, në dorë të SPAK vetëm ‘peshqit’ e mëdhenj, ulet kuorumi për shqyrtimin e dosjeve në Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Ndryshon Reforma në Drejtësi, në dorë të SPAK vetëm ‘peshqit’ e mëdhenj, ulet kuorumi për shqyrtimin e dosjeve në Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Mazhoranca qeverisëse do të ndryshojë 8 ligjet kryesore të reformës në drejtësi, pas konstatimit të disa problematikave gjatë zbatimit në praktikë, që pas miratimit në vitin 2016. Konkretisht  deputetët e Partisë Socialiste kanë dërguar në Kuvend një paketë për disa ndryshime në ligjin për SPAK, në ligjin për organizmin e pushtetit gjyqësor, në ligjin për prokurorinë, në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, në ligjin e ri për policinë gjyqësore, si dhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Kodin Penal dhe atë Civil. 

Korrigjimet në reformën në drejtësi konsistojnë në ndryshimin e kompetencave të SPAK, strukturë e cila tani e tutje do të hetojë vetëm ‘peshqit’ e mëdhenj të korrupsionit dhe të abuzimeve me tendera. Sipas ndryshimeve, SPAK-ut i hiqen nga kompetenca veprat e korrupsionit, kur vlera e përfitimit të parregullt është nën 500 USD. SPAK dhe Gjykatat Speciale do të marrin në dorë vetëm korrupsionin aktiv dhe pasiv të zyrtarëve publikë, ndikimin e paligjshëm tek pushtetarët, kur vlera e aferës, ryshfetit apo përfitimit të paligjshëm është mbi 500 USD, si dhe aferat me tendera kur vlera e përfitimit të paligjshëm është mbi 8 mijë USD.

Për këtë qëllim është ndryshuar neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, ku përcaktohen veprat penale në kompetencë të SPAK-ut. Gjithashtu, është ndryshuar Kodi Penal, duke ndarë nivelin e korrupsionit dhe ndërhyrjeve të paligjshme tek pushtetarët në kufirin mbi 500 USD dhe nën 500 USD. Kështu korrupsioni mbi 500 USD do të hetohet nga SPAK, nën 500 USD nga prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm. Abuzimi me tendera mbi 8 mijë USD do hetohet nga SPAK, nën 8 mijë USD nga prokuroritë e zakonshme.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është përcaktimi i pagës së hetuesve pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit. Paga bazë e hetuesve BKH-së do të jetë sa 60 % e pagës bruto fillestare të prokurorit pranë SPAK, plus një shtesë prej 2 % të pagës bazë për vjetërsi, si dhe shtesë deri në 70 % për vështirësi dhe për shkak të heqjes dorë nga privatësia. Sipas përllogaritjeve, paga e hetuesve do të jetë rreth 2.5 mijë USD në muaj. Ndërkaq, paga e kreut të BKH do të jetë sa paga e prokurorit të SPAK, ndërsa e zëvendësdrejtorit sa 80 % e pagës së drejtorit.

Parashikohet një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale për të zhbllokuar Gjykatën e Lartë, e cila ka një ‘mal’ me dosje për të shqyrtuar. Gjykata e Lartë do të gjykoje në kolegje me trup gjykues të përberë nga 3 gjyqtarë, nga 5 që parashikohet aktualisht. Me 5 gjyqtarë do të gjykohet vetëm njësimi dhe zhvillimi i praktikës gjyqësore. Me këtë ndryshim, Gjykata e Lartë mund të operojë më shpejt me shqyrtimin e dosjeve.

Paketa ndryshon edhe kuorumin që duhet të ketë Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar çështje në seancë plenare, nga 6 anëtarë në 5 anëtarë. Kjo masë do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2023. Është parashikuar edhe një zgjidhje për të plotësuar vakancat në të ardhmen në Kushtuese, në kushtet kur kandidatët që vijnë jashtë gjyqësorit nuk plotësojnë kriteret. Është propozuar që nëse ka më shume se një vend vakant, KED harton dy lista të veçanta, një prej të cilave me kandidatet që vijnë nga radhët e gjyqësorit. Në këtë mënyrë, KED nuk do të ketë vështirësi në propozimin e kandidatëve për t’i miratuar nga Presidenti dhe Kuvendi.

( Kliko këtu ) Ndryshimet në Kodin Penal

( Kliko këtu ) Ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile

( Kliko këtu ) Ndryshimet në ligjin për Policinë Gjyqësore

( Kliko këtu ) Ndryshimet në ligjin për prokurorinë

( Kliko këtu ) Ndryshimet në ligjin për SPAK

( Kliko këtu ) Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

( Kliko këtu ) Ndryshimet në ligjin për prokurorinë

( Kliko këtu ) Ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrik: 01/03/2021 18:15

    Futini edhe nje nen qe perjashtohen Kryeministri dhe Ministrat si subjekte dhe bejeni tamam reformen.

    Përgjigju
  • Tirona: 01/03/2021 17:07

    Nje lajm i mire ne kete fillim pranvere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod