Teatri Kombëtar nga buxheti i shtetit/ Basha: Pa një vendim të qartë që s'do ndërtohen kullat nuk tërhiqemi!

Teatri Kombëtar nga buxheti i shtetit/ Basha: Pa një vendim të qartë që s'do ndërtohen kullat nuk tërhiqemi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike bëjnë me dije se nuk do të tërhiqen nga qëndresa për Teatrin Kombëtar, deri kur të ketë një dokument zyrtar se nuk do të ndërtohen kulla përreth godinës, siç ishte parashikuar më herët.  

Deklaratën e sotme të Bashkisë së Tiranës e cila njoftonte se Teatri i ri do të ndërtohet nga buxheti i shtetit dhe jo nga kompania Fusha shpk, është një njoftim gjysmak që nuk jep një përgjigje konkrete për ndërtimin ose jo të kullave.

"Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj", shkruan Basha.

Postimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha

Pas 2 vjetësh protestë, Bashkia e Tiranës mori vendimin për të ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit, Teatrin e ri Kombëtar, mbi themelet e të vjetrit ndërtuar në shtator të vitit 1939. Bashkia njoftoi se arsyet e mos rënies dakord me palën private të kompanisë Fusha shpk, që ishte ofruar për ndërtimin e teatrit të ri, lidhen me pamundësinë e kompanisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit. Kundër janë renditur edhe artistët, të cilët kanë deklaruar për mikrofonin e Report Tv se kërkesa e tyre nuk është për një teatër të ri, por të rikonstruktuar. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tyryryryry: 27/02/2020 11:49

    O z. Basha pa kulla nuk ka teater ashtu si u be stadiumi kombetar me kulle ashtu do te behet edhe teatri si vodhi dyshja Armando Duka Arben Dervishi ashtu do te vjedhe dyshja tjeter Edi Rama Erjon Veliaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët