Bilanci 2023/ Rama: Përfituam 3.2 mld euro nga turizmi, viti më i miri për Shqipërinë! 3.5 mln euro të arkëtuara nga konfiskimet e shtesave pa leje

Pas një dekade në qeveri, 2023-shi u konsiderua nga kreu i qeverisë Edi Rama viti më i mirë për Shqipërinë.

“Viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, në atë ekonomik. Viti më i mirë i sigurisë, i shërbimeve, të investimeve publike e të huaja. Viti më i mirë për pozicionin ndërkombëtar të vendit”- tha ai.

Konferencën e fundit të vitit kryeministri Edi Rama e nisi me një pasqyrë të situatës ekonomike të vendit, duke theksuar se rritja këtë vit do jetë afër nivelit 4%, por nuk la pa përmendur uljen e papunësisë, rritjen e investimeve, shtimin e eksporteve bujqësore e kulimin e sezonit turistik.

“Vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 mld euro të hyra, që është një shifër shumë e lartë, dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme. 500 mijë pasagjer kanë zbritur nga aeroporti i Sarandës, ndaj atje do të behet porti turistik, jemi në procesin e një vlerësimi të transformimit të aeroportit turistik”- u shpreh Rama.

Reformë e madhe është ajo e rritjes së pagave për administratën publike, e cila do të avancojë më tej në 2024-ën. Për kreun e qeverisë misioni për të nxitur sektorin privat për të rritur pagat është përmbushur, por sipas tij shifrat nuk e tregojnë këtë prej informalitetit.

“Sektori privat po i rrit pagat, por shqetësimi është që po bëhet në mënyrë informale. Rritja e pagave në sektorin publik nxit privatin”- shtoi kryeministri.

Kreu i qeverisë foli me shifra edhe për përfitimet ekonomike, pas vendimit për të konfiskuar ndërtimet pa leje. 

“Konfiskimet e pallateve të ndërtuara pa leje dhe për shtesat pa leje, për të cilat u bë një zhurmë me shumë hamendësomë dhe shpifje, ka nisur arkëtimi i parave në arkën e shtetit, nga procesi i ndëshkimit të ndërtuese, janë arkëtuar 3.5 milionë euro deri më tani nga 5 objekte dhe janë 4 objekte të tjerë që të bërë pagesën. Presim 10.9 milionë euro nga 9 objektet e para, janë dhe 15 objekte të tjera të konfiskuara në proces. Falë këtij reagimi agresiv shikojmë një disiplinim të punimeve në ndërtim, dhe institucionet nuk kanë konstatuar shkele.”- nwnvizoi Rama.

Nga kreditë e buta që do të vijojnë edhe në 2024-ën, përfundimi i projekteve të ujësjellësve në 29 bashki, rritja e ndihmës ekonomike për disa kategori e deri tek infrastruktura, rrugore, hekurudhore, ajrore e ajo detare, ishin pjesë e bilancit që kryeministri bëri për mediat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
‘Lulzim Basha s’dihet ku është? Rama: Është duke fjetur, jam i sigurtë! Edhe po të zgjohet s’presim gjë të re! Opozita, federatë palësh që ndahet e bashkohet

 

Kreu i qeverisë Edi Rama në konferencën e fundvitit u pyet edhe për frymën e opozite të re. Rama ironizoi edhe kreun e opozitës, Lulzim Bashën, për të cilin tha se duhet të jetë “në gjumë”.

‘U mbyll viti me një opozitë të dobët, por nuk është pjesë e misionit tim që të ndërtoj një opozitë të fortë. Më vjen shumë keq po këtë e kam thënë prej kohë, jo se jam profet as shoh filxhan, po duhet të ishe shumë i verbër që të mos e shikoje prej kohësh se kjo do vinte. Lulzim Basha s’dihet ku është. Mund t ju them se tani në këtë orë është duke fjetur. Jam i sigurtë. Po dhe po të zgjohet nuk presim gjë të re.’- tha Rama

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe qëndrimin e opozitës gjatë javëve të fundit në Kuvend, duke thënë se është në konfuzion total. I pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim mes palëve në 2024-ën, kryeministri Rama tha se kjo varet nga pala tjetër, për të cilën tha se është në një proces shpërbërjeje.

‘Pala tjetër që është në konfuzion total dhe në një betejë të verbër kundër drejtësisë. Në rast se palës tjetër do t’i hapen sytë, atëherë mund të presim për një hapësirë për komunikim normal. Kur them pala tjetër, aty është në federatë palësh që ndahet e bashkohet, ndahet e bashkohet dhe është pjesë e konfuzionit. Për mua nuk ka asnjë surprizë, është një proces shpërbërjeje që nuk kthehet pas duke bërë ngjitje artificiale copash, të cilat nuk i lidh asgjë tjetër përveç interesit për karrige të individëve që përbëjnë ato copa. Nuk ka asnjë vizion, asnjë qëllim afat mesëm, asnjë lloj lidershipi, është një shpartallim që do të vazhdojë sipas meje.’- tha Rama.

Ora 14:05
Rama: Ligjin e ri për sigurinë kibernetike e kalojmë në janar në Kuvend, do detyrojë institucionet dhe kompanitë të financojnë për mbrojtjen

 

Qeveria ka gati ligjin e ri për sigurinë kibernetike, i cili do të kalojë në mbledhjen e parë të qeverisë në janar dhe më pas do i kalojë kuvendit për miratim.

Kryeministri Rama tha se ky ligj do detyrojë kompanitë dhe institucionet që t’i nënshtrohen disa rregullave dhe të financojnë për mbrojtjen kibernetike siç bëjnë vende të tjera të botës.

“Dje qeveria ka vendosur që të çojë në Kuvend ligjin, pas viti të ri do ta kalojmë, për sigurinë kibernetike. Të gjitha institucionet, përfshirë edhe gjykatat që janë jashtë çdo lloj orbite, do futen nën një ombrellë. Garancia kryesore për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Ligji do kalojë në mbledhjen e parë të qeverisë do i shkojë parlamentit dhe do detyrojë kompanitë dhe institucionet që t’i nënshtrohen disa rregullave dhe të financojnë për mbrojtjen kibernetike siç bën bota. Sulmi ka qenë shumë i egër sipas raportit që kam marrë, por pjesa më e madhe e dëmit është evituar. Në rastin e Kuvendit, ka qenë në një territor më vete. Duhet të mësohemi, se gjitha vendet sulmohen”, tha Rama.

Ora 13:43
‘Pse duhet të jemi i shqetësuar për McGonigal?’ Rama: Çështja është hetuar në SHBA

 

Edi Rama komentoi hetimin e SPAK për çështjen Charles McGonigal, për të cilën tha se nuk ka lidhje me ato që thuhen në ambientin politik.

Rama u shpreh se nuk ka asnjë shqetësim për këtë çështje, e cila sipas tij është hetuar në SHBA.

 “Pse duhet të jem i shqetësuar unë për rastin McGonigal, kur ajo çështje është hetuar në SHBA. S’ka asnjë lidhje me ato që thuhen këtu. SPAK të hetojë, s’ka asnjë problem.”, tha ai.

Ora 13:18
A jeni tërhequr nga Ballkani i Hapur? Rama: E ka kryer misionin, Shqipëria është pjesë

 

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët në konferencën e fundvitit thotë se Shqipëria nuk është tërhequr nga Ballkani i Hapur dhe se kjo nismë nuk është mbyllur. Kreu i qeverisë thotë se kjo nsimë e ka kryer misionin e saj, ndërsa si shembull që nuk është mbyllur tha se pak javë më parë në Beograd u mbajt paniri i verës, ku morën pjesë edhe prodhues shqiptarë.

A jeni tërhequr nga Ballkani i Hapur?

Rama: Nuk hapet dhe nuk mbyllet me një çelës dhe person nga njëra palë. Nuk kam thënë që kam mbyllur Ballkanin e hapur se është edhe si shprehje qesharake. Kam thënë diçka tjetër, që është thënë në një kontekst të caktuar. Kam thënë që e ka kriter misionin, por që nisma në vetvete është një nismë si të tjerat, që nuk hapet dhe mbyllet nga unë. Nëse panairi i verave në Beograd është produkt i asaj nisme u zhvillua para pak javësh dhe morën pjesë prodhues nga Shqipëria dhe gjithë Europa dhe disa morën medalje ari në panair.

Po Shqipëria është pjesë?

Rama: Është Shqipëria, se shqipja është shumë e pastër.

Ora 13:16
Hetimi ndaj Beqajt, Rama: U largua sapo u vu në akuzë! Gënjeshtër zhvatja e fondeve të BE-së, s'kalonin nga zyra e tij

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, kur ky i fundit drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Sipas kryeministrit Rama, fondet e BE-së nuk kalonin nga zyra që drejtonte Beqaj. Kreu i qeverisë përsëriti sërish se kjo nuk është një çështje që i takon qeverisë por drejtësisë.

‘Ilir Beqaj në sekondat që u vu në një akuza iku nga detyra. Të jemi të qartë. Ilir Beqja nëse sekondën u vu në akuzë dha dorëheqjen që të jemi shumë të qartë dhe u hap procesi për zëvendësimin e tij dhe nuk është kryenegociator.

Ishte koordinator i ndihmës në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE-së nuk menaxhon fonde të asnjë donatori është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me të gjithë donatorët për të gjitha proceset e akordimit të fondeve të huaja të cilat nuk kalojnë nga kjo zyrë por nga entitete e tjera që i disponojnë dhe më pas kryejnë procedurat e tyre. Zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE-së është një gënjeshtër pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE-së.

Nuk i kalon fonde as nga BE-ja dhe nga asnjë institucion tjetër. Pastaj sa i përket çështjes në fjalë nuk ka fare lidhje me punën e qeverisë dhe timen ka lidhje me punën organeve të drejtësisë janë pyetje që nuk duhet ti adresohen qeverisë është punë e drejtësisë të vazhdojë drejtësia. Fakti që dikush merrte në hetim nuk është provë faji.’- tha Rama.

Rama tha u pyet mbi një shprehje që dikur përdorte se 'nuk ka hadutë mbi 2 metër të gjatë'. Rama tha se fakti që dikush është nën hetim, nuk tregon asgjë. Kryeministri Rama tha se me aq sa është informuar Beqaj është në akuzë për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion.

‘Kush është hajdut nuk e përcakton as ti as unë e përcakton vendimi i formës së prerë të një gjykate dhe nuk dua të hyj fare në komente të rastit. Aq sa jam i informuar akuza është shpërdorim detyre dhe jo korrupsion. Është një herë sepse është fjalë e madhe fjala hajdut dhe liria e fjalës që përdoret për të damkosur dikë si hajdut është abuzim. Po të them pa humor që ka një problem ajo pyetje. Fakti që sikush është në hetim do të thotë se është në hetim nuk do të thotë asgjë. Hetimet do ta tregojnë.’- tha Rama.

Kryeministri dha një përgjigje edhe për akuzat se qeveria nuk mban përgjegjësi për zyrtarët që kanë qenë pjesë e kabinetit të saj që po hetohen nga drejtësia.

“Na duhet drejtësi të godasë ata që janë të veshur me pushtet pa dallim, që të godasë edhe brenda qeverisë. Ideja që janë të paprekshëm nga virusi i korrupsionit ose paprekshmërinë duhet ta garantoj unë është një ide që nuk rrinë as në tokë as në qiell. Jepi dikurt një karrige dhe shiko sa i vlen lëkura. Forcimi i prokurimeve e bën më të fortë kontrollin dhe ul subjektivizmin”, u shpreh Rama.

 

Ora 12:55
Kush është njeru i vitit 2023? Ja si përgjigjet Rama

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë vlerësimin e tij për njeriun e vitit 2023, që sipas tij është trajneri Silvinio, që arriti të kualifikojë kombëtaren në EURO 2024.

Njeriu i vitit është Silvinio, dhe është fat dhe privilegj që të jesh në këtë detyrë dhe ta kesh kombëtaren të shkoj në evropian. Njeriu më i keq i vitit nuk e njoh.

Ora 12:48
Rama: Na duhet drejtësi që të godasë ata që janë të veshur me pushtet, edhe brenda qeverisë! Momenti për t’i ndarë rrugët me ata që tradhtojnë

 

Kryeministri Edi Rama thotë se duhet një drejtësi që të godasë pa dallim ata që janë të veshur me pushtet, madje edhe brenda për brenda qeverisë. Rama thotë se PS do ta mbështesë reformën në drejtësi.

Kreu i qeverisë thotë se është përgjegjësi personale e çdo personi që shkel ligjin dhe do duhet të përballen vetë para drejtësisë.

“Nuk besoj se ka ndryshuar gjë, është fjala për koncept të thjeshtë. Përgjegjësia qeverisëse patjetër që është e kryeministrit, ndërsa përgjegjësia penale është individuale ndaj secilit. S’ka përgjegjësi të ndarë kur është fjala për individë të cilët abuzojnë me detyrën prapa kurrizit të të tjerëve dhe përpiqen që të përfitojnë duke shfrytëzuar mundësinë që u jep detyra. Përgjegjësia e kryeministrit është e padiskutueshme për të gjitha qëllimet dhe objektivat e shpallura. Qëllimet e pashpallura individuale janë qëllime të ulëta që secili ka përgjegjësi strikt individuale. Nëse mund të përpiqemi ta shohim ndryshe besoj se bëhet më e qartë në sensin që qeveria, kryeministri, forca që udhëheq mban përgjegjësi për mënyrën se si reagojnë ndaj shfaqjes së shkeljes së ligjit dhe parimit të punës së përbashkët. Ne do mbanim përgjegjësi nëse do ishim të pavendosur dhe të kundër vendosur ndaj shfaqjeve të shkeljes së ligjit nga ana e cilitdo brenda rrethit të kësaj force qeverisëse që është i përbërë nga njerëzit që drejtojnë vendin. Unë jam njeriu më i interesuar që asgjë që përbën një shkelje të ligjit dhe dëm të interesit të publikut të mos kalojë  e pandëshkuar. Na duhet një drejtësi që të godasë ata që janë të veshur me pushte pa dallim, edhe brenda për brenda qeverisë. Ky është momenti për të ndarë rrugët për të gjithë ata që tradhtojnë qëllimet e përbashkëta. Ne e kemi hapur këtë rrugë. E kam thënë që na duhet një drejtësi që të godasë ata që janë të veshur me pushtet. Të godasë fenomene, fakte që tregojnë se një individ ka shkelur ligjin”, tha Rama.

Rama deklaroi gjithashtu se do të reformohen agjencitë e prokurimeve publike.

“Do të bëjmë marrëveshje me agjenci ndërkombëtare për prokurimet dhe do të bëhen nga një njësi e përqendruar. Do të heqim prokurimet nga ministritë dhe nga ana tjetër do të krijohen kushtet që agjenci që bëjnë prokurime të bashkëpunojnë me agjenci ndërkombëtare.

Paralelisht po punojmë për modelin e ri të inteligjencës artificiale që do të eliminojë 95% të punës së njeriut në prokurimet publike. Këto janë të gjitha hapa që kërkojnë kohën e tyre”, tha Rama.

Ora 12:37
Operacioni për konfiskimin e shtesave pa leje, Rama: Deri tani janë arkëtuar 3.5 mln euro, 4 objekte të tjera pritet të bëjnë pagesën

 

Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra në lidhje me operacionin e ndërmarrë për konfiskimin e shtesave pa leje. Kreu i qeverisë bëri publike për herë të parë shifrat e të ardhurave nga ky operacion dhe nënvizoi se deri tani janë arkërtuar 3.5 mln euro nga 5 objekte e shtoi se për 4 objekte të tjera pritet të bëhet pagesa.

‘Pashë ecurinë e procesit të konfiskimeve të shtesave të paligjshme të pallateve për të cilat u bë një zhurmë e shoqëruar dhe me shumë hamendësime dhe me shumë shpifje dhe më vjen mirë tju them se ka filluar arkëtimi i parave në arkën e shtetit nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit janë arkëtuar 3.5 mln euro deri tani nga 5 objekte dhe janë 4 objekte të tjera që pritet të bëjnë pagesat dhe presim nga 9 objekte e para 10.5 mln euro në arkën e shtetit. Nga çdo m2, subjektet do të paguajnë deri në fund çdo metër katror që është bërë pa leje. Janë edhe disa objekte të konfiskuara në proces nuk kanë shprehur interes kështu që do të vazhdohet me masa të tjera që ka ligji për konfsikimin. Falë këtij veprimi ekstrem, shikojmë një disiplinim jashtëzakonisht të mirëpritur të punimeve të ndërtimit dhe nuk konstatojmë shkelje të kësaj natyre. Kush bën një m2 shtesë do të paguajë si frëngu pulën.’- tha Rama.

Ora 12:30
Rama: Kemi instaluar 12 laboratorët e parë të inteligjencës artificiale në shkolla! 216 të tjerë smart në vitin 2024

 

Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë instaluar 12 laboratorët e parë të inteligjencës artificiale në shkolla. Ndërkohë, për vitin 2024 pritet të instalohen edhe 216 laboratorë smart nëpër shkolla në kudër të programit të nisur këtë vit që po lëmë pas, ku 100 shkolla janë të pajisura me laboratorë smart.

“Kemi vijuar me laboratorët smart në shkolla, janë instaluar 12 laboratorët e parë të inteligjencës artificiale në shkollat publike dhe pas 100 laboratorë smart që janë vënë në punë këtë vit do të vijojmë me 216 laboratorë smart vitin e ardhshëm. Është rritur ndjeshëm paga e personelit akademik dhe është rritur me 40% financimi i arsimit të lartë”, tha Rama.

Ora 12:27
Konferenca e fundvitit/ Rama: Mbi 500 mijë vizitorë kanë zbritur këtë vit në Portin e Sarandës

 

Në konferencën e fundvitit kryeministri Edi Rama ka folur me shifra në lidhje me ecurinë e sektorëve të ndryshme në vend.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek numri i lartë i vizitorëve në vend. Rama nënvizoi se mbi 500 mijë vizitorë nga zbritur në Portin e Sarandës, e shtoi se do të investohet për një port të ri turistik.

‘Aeroporti i Tiranës është ngjitur në krye krah për krah me aeroportin e Beogradit si aeroporti me numrin më të madh të pasagjerëve në rajon dhe ndërkohë është aeroporti me rritjen më të lartë të pasagjerëve me gjithë klasifikimin e bërë nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil. Mbi gjysmë mln kanë zbritur në Portin e Sarandës.  Jemi në proces transformimi dhe për portin ekzistues të Sarandës. Janë mbyllur 37 projekte për furnizimin me 24 orë ujë të banorëve të 24 bashkive. Eksportet bujqësore kanë vazhduar të rriten vlera është 64.4mln euro.’- tha Rama.

Ora 12:21
Rama: Paga mesatare do shkojë 900 euro në 2024, rritje e ndjeshme edhe në sektorin publik

 

Kryeministri Edi Rama në konferenëcn e fundvitit u ndal edhe tek rritja e pagave. Ashtu siç është e parashikuar në buxheti, për vitin 2024 Rama tha se do të vijohet me rritjen e pagës mesatare në 900 euro.

“Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve, që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjeve dhe kompensimeve qoftë për efekte e rritjes së kontributeve të sigurimeve. Pagat e sektorit publik kanë filluar të rriten ndjeshëm. Vitin e ardhshëm në qershor do kenë rritje tjetër të parashikuar në buxhetin e vitin 2024. Arsimtarët, ushtarakët punonjësit e policisë, mjekët dhe punonjësit e administratës do kenë rritje që do ta çojë pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro”, tha Rama.

Ora 12:18
Viti 2023, Rama: Rritje në turizëm, ekonomi e investime të huaja!

1703934817_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, tha se viti 2023 ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, sa i takon turizmit, ekonomisë, apo pozicionit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Ndihem më mirë se asnjë vit i mëparshëm, si rezultat i ecurisë së vitit që po mbyllim që ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt. Viti më i mirë në aspektin ekonomik, në raport me vitet e shkuara, jo në raport me sa shumë ende duhet bërë në çdo drejtim në radhë të parë për rritjen e ekonomisë kombëtare dhe të ekonomisë së familjeve shqiptare. Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, investimeve publike dhe të investimeve të huaja. Viti më i mirë në asketin e pozicionit ndërkombëtare të Shqipërisë. Ky vit do mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare dhe institucionet financiare. Në 9 mujorin e parë vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 mld euro të hyra, një shifër shumë e lartë dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme. Ka pasur rënie të papunësisë reale, dhe sot jemi me një papunësi që është me e ulëta e të gjitha viteve, 10.5%. Synimi është që vitin e ardhshëm të zbresim hap pas hapi nën 10%. Investimet e huaja mbi 1 mld euro, ose afro 60 mln euro mbi vitin e shkuar”, tha Rama.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 31/12/2023 09:05

    Krifu kot per arritjet sepse populli i thjeshte ha bar or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Matrix: 30/12/2023 23:06

    O Ram mendon se ja fut USA s?bleve stemen e PS per 20 milion euro nga fatos plera Nano me lejet e ndertimit qe dhe kur ishe bashkiaku tiranes brenda 2 vitesh je ne Reç se Usa ta ka kopsitur dosjen dhe ty o plehre

    Përgjigju
  • Beso: 30/12/2023 18:01

    3.5 milion nga shtesat pa leje ? Po me pak se 3500 m2 jane gjithe kjo zhrme per kaq ? Apo jane sistemuar te tjerat

    Përgjigju
  • Genc: 30/12/2023 16:13

    Bëhu gati për byzylykun o monstër. Mbas Berishës e Metës rradhën e keni ti dhe Erjon Qelia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës