Në 2 ditë sekuestrohen 6 ton kokainë/ Operacioni në Holandë e Spanjë, 8 persona në pranga

TIRANË- 6 ton kokainë me destinacion Europën janë sekuestruar nga policia spanjolle, holandeze në bashkëpunim me Europol.

Operacioni u zhvillua ndërmjet datave një dhe dy tetor dhe u bë publik nga Europol vetëm këtë fundjavë.

Në pranga janë 8 persona  me shtetësi spanjolle e holandeze, kurse sekuestrimi i sasisë së drogës është bërë në Amsterdam, Papendrecht, Rotterdam, Utrecht dhe në Valencia e Malaga.

Hetuesit kanë sekuestruar edhe një numër të konsiderueshëm pajisje komunikimi të kriptuara të cilat po analizohen për të zbuluar rrjetin nga Amerika Latine nëEuropë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike është i pavarur nga Lulzim Basha?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Romë/ Shkatërronin makinat e vjedhura e më pas pjesët i shisnin, në pranga një shqiptar dhe një italian