Në 2013 vrau një person në ShBA, i shumëkërkuari shqiptar arrestohet në Shkodër /EMRI

Në 2013 vrau një person në ShBA, i shumëkërkuari shqiptar arrestohet në Shkodër /EMRI

Arben Bregu, personi i arrestuar në Shkodër

Shtatë vite pasi kreu një vrasje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Policia e Shkodrës ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet amerikane. Policia bën të ditur se në pranga është vënë Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër me akuzën e vrasjes.

Mësohet se 50-vjeçari fshihej në lagjen "Skënderbeg" në Shkodër, ndërsa kishte filluar edhe këtu veprimtarinë kriminale.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre", thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës