Shqipëria fitoi dje 3-0 kundër Çekisë për grupin E të Euro 2024. Kombëtarja kuqezi është me një këmbë e gjysmë në Europianin e Gjermanisë, teksa edhe një pikë na mjafton për të qenë matematikisht në eventin e rëndësishëm.
Kjo do ishte hera e dytë që ekipi ynë merr pjesë në Europian, pas "Francë 2016". Në Europianin e 2016 ishte Ismail Morina, ose i njohur si Ballist Morina që na dha një dorë për ëndrrën historike, duke ngritur dronin me flamurin e "Shqipërisë Etnike" në Beograd, gjë që tërboi serbët.
Pas shumë peripecive, gjyqeve apo edhe arrestimeve, Ballisti është i lirë dhe dje ishte në "Air Albania" për të ndjekur fitoren e Shqipërisë. Nëse në tetorin e 2014 ishte ai që na dha një ndihmë për kalimin në Europian, pasi kuqezinjtë e fituan 3-0 ndeshjen në CAS, tanimë është Jasir Asani që me golat e tij po bën sërish ëndrrën realitet.
Autori i një prej golave të djeshëm, Asani shkëmbeu fanellën pikërisht me Ismail Morinën. Të dy nga Maqedonia e Veriut, djemtë secili në formën e tyre po jep kontributin për ekipin.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23.5%
-
Jo
20.9%
-
Nuk e di
55.6%
Vota total: 10911
Lajme të tjera
-
Lista me 26 futbollistë për në Euro 2024, Sylvinho tregon pse doli kundër UEFA-s
1 Maj, 10:08
-
VIDEO/ Inkursion dhe realizim tipik i '9-shit', Daku tjetër gol në Rusi! Kombëtarja zgjedh stadiumin për 2 miqësoret e marsit
29 Prill, 16:50
-
Kompjuteri simulon 10.000 herë eventin e Euro 2024, Portugalia kampione! Shqipëria e parafundit
27 Prill, 21:43
-
Sylvinho ishte kundër, UEFA lejon trajnerët të marrin 26 lojtarë në Euro 2024
23 Prill, 14:38
-
Pjesë edhe Shqipëria, UEFA vendos 18 gjyqtarët për Euro 2024! Mes tyre një shqiptar
23 Prill, 11:42
-
Operohet mbrojtësi i Italisë, Spalletti humbet talentin për në Euro 2024
21 Prill, 22:17
-
'Drejt Gjermanisë në verë', UEFA prezanton Kombëtaren me flamurin e UÇK-së
21 Prill, 21:26
-
‘Shqipëria mund ta mundë Italinë’, kampioni i botës Cannavaro në Tiranë: Në fushë luajnë futbollistët, jo historia
18 Prill, 18:08
-
5 miliardë shikues dhe 110 rrjete televizive, Euro 2024 festë për globin
12 Prill, 16:34
-
Gjermania në gatishmëri, ISIS kërcënim për Euro 2024: Thirrja e fundit
12 Prill, 12:33
-
Euro U-19/ Shqipëria e vajzave mundet nga Skocia
9 Prill, 18:27
-
Befason Sylvinho, kundër zgjerimit të listës për Europian! Sot merret vendimi i UEFA-s
8 Prill, 14:58