Në 2018 Shqipëria u vizitua nga 6.9 mln turistë, Çuçi: Presim më shumë në 2019

Turizmi është transformuar  në një nga shtyllat më të forta të ekonomisë shqiptare ku të ardhurat prej saj sipas Bankës Botërore në raportin  e fundit arritën në 683  milionë euro më tepër vetëm gjatë 3 mujorit të fundit të 2018.

Viti i kaluar është cilësuar si më i suksesshmi  në historinë  e turizmit ku u shënuan 6,9 milionë turistë që e vizituan Shqipërinë. Zv/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi ka pohuar për Report tv se edhe gjatë këtij viti pritshmëritë janë të larta për të pasur numër në rritje të turistëve madje edhe pse jemi në muajin shkurt kanë mbërritur në Durrës edhe kroçierat  e para që janë ankoruar në Durrës.

Në të njëjtin mendim janë edhe operatorët turistikë, ku njëra prej përfaqësueseve Jetmira Hoxha pohon se viti i kaluar solli një bum turistësh në vend, madje edhe nga vende që më parë ishin skeptik për Shqipërinë, ndërkohë që kanë vlerësuar edhe ndërhyrjet që janë bërë si heqja e TVSH për hotelet me 5 yje, përmirësimi i infrastrukturës rrugore etj

Vazhdimisht mediat  e huaja vijojnë ta rendisin Shqipërinë në atraksionet më të rëndësishme turistike. Për 2019 vendi ynë është renditur në top 10 vendet e listuara si atraksionet që duhet vizituar. OBT raporton se deri në 2030 numri i turistëve në zonën e Mesdheut do të dyfishohet, për të cilën ndikim do të ketë edhe turizmi shqiptar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin