Përfaqësuesit e opozitës vijojnë të shigjetojnë sektorin e ndërtimit për pastrim parash. Gjatë diskutimit të Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit demokrati Enkelejd Alibeaj referuar disa raporteve ndërkombëtare tha se Shqipëria është në listën gri të pastrimit të parave.
“Nga 141 kompani që kanë fituar lejen e ndërtimit në Tiranë, 59% e tyre nuk kishin burime financiare të mjaftueshme. 60% e vlerës së ndërtimeve e zënë paratë e pista. E thotë kjo organizatë ndërkombëtare. Manivali, që është organizata brenda Këshillit të Europës e futi për këto shkaqe vendin në listën gri, krahas Ugandës, Nikaraguas, Xhamajkës”, deklaroi deputeti Alibeaj.
Në përgjigje, Elvis Koçi, pranoi renditjen në listën gri, por ishte optimist me progresin, i cili sipas tij do të reflektohej në vazhdim.
“Nuk merr progresin e bërë deri tani, pasi këtë progres ne presim ta konfirmojmë në plenaren e shkurtit dhe shpresojmë që pastaj të kemi një vlerësim. Në qershor besojmë se mund të bëjmë një dalje zyrtarisht nga lista gri”, tha Koçi.
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave tha se në 2020-ën janë bllokuar shtatë subjekte, të sekuestruar më pas nga prokuroria.
“Lëshuar 7 urdhra bllokimi, në vlerë rreth 1 milion e 200 mijë euro, sekuestruar më pas nga Prokuroria. Numri në total i referimeve në 2020-ën është 268 dhe në prokurori janë 41”, përfundoi Koçi.
Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit kaloi me shumicë votash edhe në Komisionin e Ligjeve.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?
-
Pozitive
11.7%
-
Negative
83.1%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2295
Lajme të tjera
-
Berisha jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë
16 Prill, 12:36
-
Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë
15 Prill, 18:19
-
Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit
15 Prill, 17:11
-
PD përsërit kërkesën: Kampet e Spaçit e Tepelenës të kthehen në muze! Asnjë vendim prej 2 vitesh nga kërkesa jonë
15 Prill, 12:55
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
Raporti i SPAK, krimi ‘sofistikon’ pastrimin e parave, jo vetëm në ndërtim e prona por edhe në bizhuteri e makina luksoze! Harta, qytetet më të prekura
14 Prill, 16:26
-
'Qeveria është në panik nga SPAK', Lulzim Basha: Do të depozitojmë në Kuvend paketë ligjore në mbështetje ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe BKH
13 Prill, 11:21
-
'Kanë dy vite që na thonë 'Lul Brava', Haklaj në 'Studio Live': Foltorja përfundoi tek brava e Edi Ramës
12 Prill, 17:42
-
‘Mandati i Xhaçkës’, Tabaku për Report Tv: PS nuk njohu vendimin e ‘Kushtetueses’! Për 'Dezinformimin' duhej dakordësia e të gjitha palëve
12 Prill, 13:36
-
Jakin Marena: PD është bërë për mëshirë, Apeli t’i japë fund ‘agonisë’ për vulën
11 Prill, 19:15
-
Ylli Pata: Ora finale dhe fatale e Lulzim Bashës
10 Prill, 19:53
-
Auditimi i fondeve për 2022/ KQZ gjobit 108 parti politike! PD e PS nga 60 mijë lekë gjobë, ‘shpëton’ Partia e Lirisë
9 Prill, 17:02