Në 2020 u dhanë më pak leje ndërtimi se në 2019! Tirana mban vendin e parë, ndiqet nga Korça

TIRANË- Ndërtimi ka qenë një nga sektorët që efektin e pandemisë nuk e ka ndjerë shumë, dhe kjo gjë tregohet nga lejet e ndërtimit të miratuara. Vetëm në tre muajit e fundit të vitit 2020 janë dhënë 306 leje ndërtimi me një rritje prej 51.5%, krahasuar me 2019, ku në të njëjtën periudhë u lëshuan vetëm 202 leje.

Në këtë tremujor tetor-nëntor-dhjetor, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit e miratuar për ndërtesa të reja është 554.325 m 2, nga 241.708 m 2 miratuar në tremujorin e katërt 2019, duke shënuar një rritje me rreth 2,3 herë.

Muajit e fundit të 2020 janë dhënë më shumë leje ndërtimi se në të gjithë muajit e tjetër të vitit. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar në këtë tremujor është 11.7 miliardë lekë me një rritje prej 2.5 herë krahasuar me 2019.

Ndërkohë sipas të dhënave të INSTAT, pavarësisht bumit të lejeve të ndërtimit në tremujorin e fundit, në total për të gjithë vitin janë miratuar 961 leje ndërtimi, nga 1.094 leje të miratuara në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 12,2 %.

Ndërsa sipërfaqja ndërtimore është 1.6 milionë m2 , nga mbi 2 milionë m2 miratuar në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 20,5 %. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 76,6 miliardë lekë në vitin 2020, nga 80,8 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2019, duke shënuar një rënie prej 5,2 %.

Më shumë leje janë dhënë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.  Të gjitha këto ndërtime të reja vijnë disa herë më të shtrenjta se disa vite më parë, kjo për shkak të  taksave, shtrenjtimit të tokave dhe cilësisë së tyre.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh kryetare e Himarës, Blerina Balaj ftesë për bashkëpunim: Asnjë punë nuk bëhet vetëm

U zgjodh kryetare e Himarës, Blerina Balaj ftesë për bashkëpunim: Asnjë punë nuk bëhet vetëm