Në 2020 u regjistruan rekord i prodhimit të bimëve mjekësore, destinacioni kryesor për eksportin e sherbelës SHBA

Interesi për bimët mjekësore që prodhohen dhe kultivohen në Shqipëri po rritet çdo vit e më shumë. Sipas të dhënave të INSTAT prodhimi i bimëve medicinale në vend ka arritur në rekord që nga viti 2016, pasi në pandemi në vend janë prodhuar 14.4 mijë tonë, nga 12.9 mijë ton që ishte në vitin e kaluar.

Pandemia nuk e ndikoi këtë sektor për shkak se nuk u ndal në asnjë moment aktiviteti i sektorit bujqësor, sipas përfaqësuesit të shoqatës së prodhuesve të esencave dhe Bimëve Mjekësore të Shqipërisë Xhevit Hysenaj.

“Një ndër arsyet që nuk kishte rënie pasi nuk patëm ndërprerje të aktivitetit tonë”, tha Hysenaj.

Bimët mjekësore si sherbela apo rigoni kanë si destinacion kryesore SHBA-në dhe Turqinë.

“Eksporti total është kryesisht në Evropë, por për bimë të veçanta si sherbela janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjermania është një nga shtetet që merr më shumë nga Shqipëri. Bimët kryesore që zënë peshën më të madhe në eksport janë sherbela dhe rigoni. Sherbela ka si destinacion SHBA, ndërsa rigoni eksportohet më shumë në Turqi”, pohoi Hysenaj.

Shkodran është në vend të parë për volumin më të lartë të prodhimit me 10.3 mijë ton bimë mjekësore, e ndjekur nga Berati me 1.1 mijë tonë, më pas Elbasani dhe Gjirokastra për prodhimin e lartë të bimëve mjekësore.

J.SH./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rihapet çështja Gërdeci, a mendoni se do të bëhet drejtësi për këtë tragjedi?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, GJKKO nuk pranon ndryshimin e masave të sigurisë, lë në qeli 8 ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme